Pas 110 ditësh jashtë fushës, Grigor Dimitrov u kualifikua për raundin e dytë të turneut të fundit të vitit nga seria Masters 1000 në Paris. Ai mposhti përfaqësuesin vendas, Giovanni Mpetshi Perricard, me rezultat 7-6 (5), 6-1. Ndeshja zgjati pak më shumë se një orë e gjysmë. Bullgari nuk luajti që nga muaji korrik, kur u tërhoq ndaj Jannik Sinner në Wimbledon, në momentin kur kishte epërsi prej dy seteve dhe rezultati ishte 2:2 në të tretin kundër kampionit të ardhshëm. Në rikthimin e tij në fushë, Dimitrov arriti të imponojë ritmin e tij në “tie-break”-un e setit të parë. Grigori, i cili ishte finalist në kryeqytetin francez në vitin 2023, kur humbi ndaj shtatë herë kampionit Novak Djokovic, humbi vetëm gjashtë pikë në shërbimin e tij të parë gjatë gjithë ndeshjes dhe shpëtoi të tria mundësitë për “break” ndaj Mpetshi Perricard, i cili shërbente fuqishëm.
Në raundin e dytë, Dimitrov do të përballet me fituesin e ndeshjes midis Jaume Munar dhe Daniil Medvedev, ku rusi është i renditur i 11-ti në shortin e turneut.Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Basketbollisti më i mirë bullgar Aleksandër Vezenkov u zgjodh për të dytin vit radhazi si lojtari më i mirë jashtë Shoqatës Kombëtare Amerikane të Basketbollit - NBA në anketën e menaxherëve të përgjithshëm të NBA-së. Ylli i Olympiacos mori 44% të..
Peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi Titullin Botëror në kategorinë 94 kg dhe vendosi një rekord të ri botëror në shtytje , duke ngritur 222 kilogramë. Nasar përfundoi i katërti në lëvizjen e parë, ku medalja e artë shkoi për iranianin..
Snowboardistja gjashtëmbëdhjetëvjeçare Malena Zamfirova fitoi çmimin e madh të Komiteteve Olimpike Evropiane për sportistin më të mirë të ri, njoftoi agjencia BTA. “Jemi shumë të lumtur që vajza jonë jashtëzakonisht e talentuar u vlerësua nga të gjitha..