Grupi KBC pret që ekonomia bullgare të rritet pak më shumë vitin e ardhshëm sesa në parashikimet e mëparshme, sipas përfundimeve të vlerësimeve të fundit të grupit financiar belg për ekonomitë e Evropës Qendrore dhe Lindore.
Sipas raportit financiar, rritja jonë ekonomike është e qëndrueshme, kryesisht për shkak të kërkesës së brendshme dhe e mbështetur nga momenti i miratimit të pritur të euros si monedhë kombëtare.
Ekspertët parashikojnë që në vitin 2026 produkti i brendshëm bruto (PBB) do të rritet me 2.7% krahasuar me parashikimet e tij të mëparshme për rritje prej 2.6%. Sa i përket vitit aktual, Grupi KBC pret që PBB-ja të rritet me 3%. Grupi belg parashikon gjithashtu që shkalla e rritjes së çmimeve do të mbetet e lartë dhe se inflacioni mesatar vitin e ardhshëm do të jetë rreth 3.4% krahasuar me 3.5% këtë vit.
"Sofja është nën presion për të shtrënguar politikën e saj fiskale për të menaxhuar rreziqet e mbinxehjes së ekonomisë", theksojnë ekspertët. Sipas tyre, deficiti buxhetor i vendit tonë do të rritet në 4.2% të PBB-së në vitin 2026 krahasuar me 3% këtë vit, raporton BTA.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: EPA/BGNES
Megjithëse pranimi i euros është një hap i rëndësishëm, vetëm ai nuk garanton një standard më të lartë jetese. Këtë e deklaroi drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, në konferencën në Sofje me temën “Bullgaria..
Ministria e Financave publikoi projektbuxhetin e shtetit në euro për vitin 2026. Pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) të arrijë në 120.1 miliardë euro me një rritje ekonomike prej 2.7%. Të ardhurat shtetërore të planifikuara janë 51.436..
Në Sofje, më 30 tetor 2025, u zhvillua Takimi Ekonomik për Investime Shqipëri–Bullgari, një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje dhe Dhomës Bullgaro-Shqiptare të Biznesit. Ngjarja, e mbajtur në ambientet e Hotel..