Bullgaria u bashkua ndaj iniciativës evropiane “Evropa, unike dhe e lirë”, me të cilën shënohet 20 vjetori nga rënia e Perdes së Hekurt dhe përvjetori 5 nga zgjerimi i fundit i Bashkimit Evropian. Kjo u bë përmes foto-ekspozitës “20 vjet në 60 fotografi”, të vendosur në kopshtin përpara Teatrit popullor “Ivan Vazov” në Sofje, organizuar nga Përfaqësia e Komisionit Evropian në Bullgari, bashkërisht me Agjencinë Telegrafike Bullgare (BTA) dhe Agjencinë “Bullfoto”. Ekspozita prezanton momente të rëndësishme nga historia e Bullgarisë gjatë 20 vjetëve të fundit përmes fotografive unikale nga arkiva e Agjencisë Telegrafike Bullgare dhe tekste autentike gazetare, të transmetuara në emisionet e institucionit kombëtar informativ. Në hapjen zyrtare morën pjesë kryeministri Bojko Borisov, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Bullgare Maksim Minçev, ish-presidenti Zheljo Zhelev dhe kryetari i Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Bullgari Zinaida Zllatanova. Midis të pranishmëve u dalluan një sërë politikanë të njohur nga periudha e ndryshimeve në Bullgari: ish-ministrat Evgjeni Bakërxhiev, Nikollaj Vasilev dhe Milen Vellçev, si dhe kryeministrat e 47 dhe të 48 e Bullgarisë Ivan Kostov dhe Simeon Sakskoburgotski. Prijës i shfaqjes qe gazetari nga Televizioni Kombëtar Bullgar Bojko Vasilev, i cili pohoi se, për të 20 vjetët e fundit kanë qenë më të mirat në jetën e tij dhe përmes fotografive secili mund të kërkojë veten nga kjo periudhë. Zgjedhja është bërë mes 4 milionë kadrove dhe teksteve origjinale ndaj tyre. Shumë vështirë mund të përmblidhen 20 vjet në 60 fotografi, tha Evgjeni Dimitrov, drejtor i Agjencisë fotografike të internetit “Bullfoto”. Sipas tij më e rëndësishmja ka qenë të ketë një pikë të balancuar drejt ngjarjeve dhe kështu të bëjmë konkluzionet për atë që do të duhet të bëhet.
“Derisa shikonim fotografitë dhe i zgjidhnim, ajo të cilën e saktësova qe se, dalloheshin dy fillime. Njëra qe një fillim thjesht të kabineteve, që është i lidhur me punën e politikanëve të lartë. Tjetra qe fillimi njerëzor - tregon Evgjeni Dimitrov. Dhe i bëra vetes pyetjen - Kush në fakt e bën historinë? Nëse ai është njeriu i zakonshëm, me biçikletën i cili shkon nga qyteti Pazarxhik deri në Haskovo që të votojë ose njerëzit të cilët marrin vendimet nëpër katet e larta? Dhe, ajo që zbulova për veten time qe se, që të dyja anët nuk mundin njëra pa tjetrën dhe në qoftë se duam gjërat të ecin, secili duhet të ketë pjesën e vetë në jetën, të cilën po e ndërtojmë.”
Me mbi 300 ngjarje në 27 shtetet të Bashkimit Evropian shënohet iniciativa “Evropa, unike dhe e lirë”. Mënyra e festimit është e ndryshme për çdo një vend, theksoi Bojko Vasilevi, duke saktësuar se në Belgjikë dhe Holandë për shembull shikojnë grafite, kudo organizohen ekspozita, kurse në Slloveni ka ekspozitë për gjellëbërje. Të gjitha këto mënyra të festimit janë adekuate të specifikës kombëtare të çdo një shteti.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit..
Në epokën e rritjes së dixhitalizimit dhe depërtimit të inteligjencës artificiale në të gjitha sferat e jetës sonë, profesionet e njerëzve shumë të..