Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Guma artificiale nënujore do të pastrojnë ujërat e detit bullgar

Në filialin e Universitetit Teknik të qytetit Varna po punohet mbi një eksperiment interesant – për pastrimin e ujërave bregdetare duke ndërtuar guma artificiale nënujore, ku do të jetojnë shumë midhje. Këto molusqe e kanë aftësinë të pastrojnë dhe të filtrojnë ujin.

Sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian Bullgaria ndodhet në një nga vendet e para në Evropë për nga pastërtia e ujërave bregdetare të larjes. Para nesh janë Greqia, Qiproja, Franca dhe Malta. Në Bullgari 90,3% të të gjithë ujërave të larjes u përgjigjen kritereve më të larta të KE-së. Pas nesh mbeten shtete, të cilat janë destinacione të famshme turistike si Portugalia, Spanja, Italia. Për shembull për Portugalinë përputhja me këto kritere është 90%, për Spanjën – 84%, për Italinë – 83,5%. Dhe me siguri Bullgaria është shteti me ujëra më të pastra për larje në rajonin e Detit të Zi. Rumania si anëtare e BE-së gjithashtu i aplikon këto kritere të larta, por dallimi në cilësinë e ujërave në krahasim me ujërat e bregdetit bullgar është drastik. Në rajonin e Rumanisë vetëm 8,2% të ujërave u përgjigjen këtyre kritereve.

Raporti i Komisionit Evropian pohon se ka vende të veçanta afër bregdetit bullgar, ku ndotja është më e madhe. Një prej këtyre vendeve është plazhi jugor i qytetit Varna. Për zgjidhjen e problemeve të tilla “lokale” po përpunohet projekti i Universitetit Teknik të këtij qyteti. Projekti realizohet në bashkëpunim me institutin ukrainas të kultivimit të peshkut të qytetit Kerç. Ky institut tashmë ka përvojë me ndërtimin e gumave të tilla në bregun e andejshëm të Detit të Zi. “Përvojën më të madhe në këtë sferë e ka Japonia – shpjegoi docenti Nikollaj Minçev, kryetar i projektit të Universitetit Teknik – Varna. – Por përvojën e tyre në Oqeanin e Qetë nuk mund ta aplikojmë drejtpërdrejt në detin tonë të vogël. Për këtë arsye dëshirojmë të shikojmë çfarë do të jenë rezultatet këtu. Do të ndërtojmë një gumë dhe në se rezultatet janë të mira do të ndërtojmë edhe të tjera.

“Do të zgjedhim vendin më të përshtatshëm për këtë qëllim, ku ndotja është më e madhe. Kështu do të ndihet më mirë efekti pozitiv – shpjegoi docenti Minçev. – Dëshirojmë të shikojmë çfarë do të jetë pastrimi i ujit në praktikë. Kemi bërë studime laboratorike dhe kemi pritje të caktuara mirëpo më e rëndësishmja është praktika. Me siguri një vendbanim i tillë artificial do të ndikojë jo vetëm mbi cilësinë e ujit detar, por edhe mbi organizmat, të cilat jetojnë në rajonin konkret. Dëshirojmë të shikojmë çfarë do të jetë ndikimi mbi peshkun, mbi algat e detit dhe mbi kafshët e tjera nënujore. Me siguri rezultatet do të jenë pozitive, por nuk është e qartë në çfarë shkallë. Do të ketë ndryshime në faunën dhe florën detare, që duhet të studiohen.”

Nga pikëpamja teknike ndërtimi i gumave artificiale është një sfidë e madhe, shtoi decenti Minçev. Për këtë arsye përvoja e grumbulluar nga kolegët në institutin ukrainas (Instituti studimor dhe shkencor i kultivimit të peshkut dhe oqeanografisë) do të jetë me dobi të madhe për suksesin e projektit. Në Ukrainë gumat nënujore përdoren kryesisht për kultivimin e peshkut, jo për pastrimin e ujit. Kjo do të jetë e reja në projektin e përbashkët.

“Ata kanë përvojë në ndërtimin e gumave artificiale në Detin e Zi. Për ne ky është një bashkëpunim i çmuar, që do të jetë garanci për suksesin tonë. Instituti ukrainas merret me studimin e kafshëve detare – peshq, midhje, planktone, të gjithë organizmat që jetojnë në detin tonë. Dhe studimet e tyre deri tani kanë qenë në fushën e biologjisë. Me projektin tonë drejtimi i studimeve po ndryshohet. Ne jemi përqendruar në efektin ekologjik mbi cilësinë e ujërave. Vetë ndërtimi i një gume është shkencë – si të ndërtohet, kështu që të jetë e qëndrueshme në raste të stuhive të fuqishme. Stuhia e fundit e tillë, për shembull, shkaktoi shumë dëme në bregdet dhe në fermat e midhjeve. Nuk dëshirojmë të ndërtojmë diçka që lehtësisht mund të shkatërrohet. Nga ana tjetër dëshirojmë që guma shpejt të mbulohet me midhje, kështu që efekti pozitiv të ndihet brenda një kohe të shkurtër.”

Projekti do të jetë i dobishëm për mbrojtjen e shumëllojshmërisë biologjike ndërmjet krijimit të kushteve më të mira për organizmat detare – ujë më i pastër, më shumë oksigjen e kështu me radhë. Pritet se rezultatet do të jenë të mira për kufizimin e efektit negativ nga aktiviteti njerëzor mbi vendbanimet e shumë bimëve dhe kafshëve.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD