Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati Turija – mirëserdhët në botën piktoreske të shkrimtarit Çudomir

Njerëzit nga Turija e dinë si t’i argëtojnë mysafirët.
Foto: Veneta Nikollova

Turija është një fshat i vogël dhe i qetë në malin Sredna Gora, larg ritmit dinamik të qyteteve të mëdha. Kjo është vendlindja e shkrimtarit dhe piktorit të njohur bullgar Dimitër Çorbaxhijski – Çudomir (1890-1967), në krijimtarinë e të cilit gjallërohet bota e malësorëve e fillimit të shekullit XX. Banorët e sotëm të fshatit nuk dallohen shumë nga paraardhësit e tyre. Do të gjeni të njëjtat vlera patriarkale, humorin dhe folklorin autentik, si edhe mikpritjen e dikurshme. Në këtë binden turistët – edhe bullgarë, edhe të huaj, që vijnë në këtë krahinë piktoreske.

Njerëzit nga Turija e dinë si t’i argëtojnë mysafirët. Në fillim, të veshur me kostumet popullore autentike, ata do t’ju presin me muzikë në sheshin e fshatit. Mikpritësit do t’ju ftojnë në tryezën e shtruar në shesh. Banorët e fshatit janë pasardhës të denjë të Çudomirit. Këtu pothuaj çdonjëri mund të shkruajë vjersha, të këndojë, të pikturojë ose ka talent aktori. Prandaj në vatrën e kulturës pandërprerë ka aktivitete kulturore, kurse festat bëhen spektakle të vërteta. Njerëzit nga Turija krenohen me traditat e tyre të vjetra dhe me gatishmëri i demonstrojnë para turistëve.

Kukerët e fshatit Turija

“Tek ne ruhen shumë zakone të vjetra dhe prandaj themi se kjo është bota e pastër e Çudomirit – thotë kryetarja e bashkisë Nevena Sokolova. – Shënojmë festat e Krishtlindjeve, festat pranverore si Dita e Shën Gjergjit, kur lidhim djepa në arrën e madhe të fshatit dhe këndojmë këngë. Në të Lidhurit e Djathit bëjmë marshime deri në fshatrat fqinjë. Në këto marshime përfshihen kukerët – njerëzit që vallëzojnë me maska për të dëbuar forcat e këqija. Tek ne i quajmë dhe “pleq”. Këtu kemi maska karakteristike. Sivjet organizuam një festival kombëtar të kukerëve dhe kemi në plan ta bëjmë të përvitshëm.”

Kisha “Shën Dhimitër”

Monumenti më i njohur në fshat është shtëpia e Çudomirit, e cila është bërë muze. Në të ka dhe një galeri, në të cilën vizituesit mund të shohin pikturat e tij. Në vatrën e kulturës ka një koleksion të bukur etnografik me veshje dhe sende të vjetra, tipike për këtë krahinë. Turistët vizitojnë dhe kishën e fshatit “Shën Dhimitër”, e cila është shpallur monument i kulturës.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parku i pazakontë nënujor tërheq zhytës pranë ishullit Shën Anastasia

Dhe meqë kohëzgjatja mesatare e një zhytjeje është rreth 50-60 minuta, ekipi vendosi ta “mbushë” ekskursionin nënujor të zhytësve me të tjera atraksione, duke e kthyer vendin në një park nënujor. Kështu nisi “Faza 2” e projektit – kërkimi i..

botuar më 25-08-16 9.00.PD

Tërheqim botën me natyrë dhe WiFi – Bullgaria me vizë për nomadët dixhitalë

Bullgaria është afirmuar si një destinacion udhëheqës për nomadët dixhitalë në Evropën Lindore, me internetin më të shpejtë në rajon – mbi 100 Mbps madje edhe në disa shtëpi malore – dhe me qira mujore nën 400 euro. Qytete si Bansko, Sofja dhe Plovdiv..

botuar më 25-08-12 7.05.PD

Turistë nga Serbia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të ngjisin majën Cërnook

Shoqata Sportive e Alpinizmit “Mlladost” në Bosilegrad të Serbisë, me mbështetjen e Komunës së Bosilegradit dhe Shoqatës së Alpinistëve të Serbisë, organizon ngjitjen e XII-të ndërkombëtare në majën Cërnook (1881 metra). Ngjarja do të mbahet më 16..

botuar më 25-08-08 12.07.MD