Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Kroacia – mundësi për aktivizim të kontakteve kulturore dhe ekonomike

Pragmatizmi dominonte në takimet dhe bisedimet e kryeministrit Bojko Borisov dhe të delegacionit bullgar gjatë vizitës së tyre në Kroaci. Në fushën e marrëdhënieve politike gjërat janë të qarta. Në vitin, në të cilin shënojmë përvjetorin e 70-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve gjatë vizitës së Bojko Borisovit në Zagreb u bë e qartë se midis tyre nuk ka çështje të diskutueshme të hapura. Tashmë disa vjet Bullgaria përkrah integrimin evropian të Kroacisë dhe qëllimet e Ballkanit Perëndimor. Vetëm kështu Ballkani mund të bëhet një rajon i stabilitetit dhe paqes. Gjatë takimeve të tij me kryeministrin Jadranka Kosor, me presidentin Ivo Josipoviç dhe me kryetarin e parlamentit kroat Lluka Bebiç kryeministri Bojko Borisov deklaroi përkrahjen e Bullgarisë për anëtarësinë e Kroacisë në BE dhe gatishmërinë tonë të ndihmojmë Kroacinë duke shkëmbyer me të përvojë.

© Foto: BGNES

Gjatë kohës së vizitës së tij zyrtare kryeministri bullgar Bojko Borisov bisedoi me kryeministren e Kroacisë Jadranka Kosor

Aksenti ishte mbi aktivizimin e marrëdhënieve dypalëshe tregtare dhe ekonomike. Gjatë vitit 2010 shkëmbimi i mallrave midis Bullgarisë dhe Kroacisë gjatë vitit 2010 ishte 117,6 mln euro. Pavarësisht nga kjo se shifra është me 10% më shumë në krahasim me vitin e mëparshëm shkëmbimi ishte cilësuar si pamjaftueshëm. Investimet kroate në Bullgari janë shumë pak – vetëm 37,9 mln. euro për periudhën 2000 – 2010. Për Kroacinë shteti bullgar eksporton vaj nafte, medikamente, produkte brumi, deri sa importon gaz të naftës, polimere, letër dhe karton. Në forumin e biznesit, i cili u zhvillua në kuadrin e vizitës ishte konstatuar se ekzistojnë mundësi të mëdha për aktivizim dhe diversifikim të lidhjeve ekonomike. Një sferë me perspektivë për bashkëpunime është energjetika. Kompanitë energjetike të dy shteteve do të analizojnë mundësitë për eksport të korrentit bullgar për Kroacinë, e cila importon 35% të korrentit të vet për nevoje të brendshme. Gjatë forumit ishin prezantuar 30 projekte për investime të hapura për financim në Kroaci me vlerë të përbashkët pothuaj 14 mlrd euro, ndaj të cilave Bullgaria mund të shfaqë interes në të ardhmen. Përveç kësaj firmat kroate kanë përvojë të madhe në ndërtimin e autostradave në kushte të rënda natyrore dhe mund të përfshihen në ankande për ndërtimin e autostradave bullgare “Hemus” dhe “Struma”. Ishte diskutuar edhe një ide të vjetër – bëhet fjalë për hapjen e një linjë të rregullt ajrore midis dy kryeqyteteve.

© Foto: BGNES

Kryeministri bullgar Bojko Borisov u takua dhe me kryetarin e Parlamentit kroat Lluka Bebiç

Në bisedimet ishte prekur tema për aktivizimin e lidhjeve turistike midis dy shteteve. Edhe Bullgaria, edhe Kroacia janë destininacione të preferuara në tregun botëror. Por fluksi turistik midis dy shteteve është i ulët. Në sfondin e numrit të madh të turistëve të huaja që vizituan Bullgarinë gjatë vitit të kaluar kroatët janë vetëm 14 mijë. Është e qartë se ka nevojë për punë serioze nga ana e dy shteteve sepse edhe bullgarët, të cilët dëshirojnë të vizitojnë bregdetin kroat të Adriatikut nuk janë shumë.

Gjatë vizitës ishte nënshkruar një Program për bashkëpunim në fushën e kulturës midis dy ministrive përkatëse për periudhën 2011-2013. Parashikohet përforcim i dialogut kulturor dhe bashkëpunim më i mirë për popullarizimin reciprok të trashëgimive unike kulturore të Bullgarisë dhe Kroacisë. Dy shtete, të cilët kanë marrëdhënie diplomatike të regjistruara në një dokument të shkruar që nga viti 1230.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

По публикацията работи: Dimitër Ushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muri i artit të grafiteve në Kjustendill

Muri më i gjatë i artit të grafiteve në vendin tonë hapet në Kjustendill

Një mur mbajtës përgjatë lumit Banshtica në Kjustendill (Bullgaria Jugperëndimore) po bëhet muri më i gjatë ligjor i grafiteve në vendin tonë, transmeton BTA. “Qëllimi është të tërheqim artistë nga e gjithë bota për të lënë gjurmën e tyre krijuese..

botuar më 25-06-19 4.05.PD
Universiteti i Sofjes

Universiteti i Sofjes ruan pozitat e tij në renditjen Impact Rankings 2025

Në renditjen e publikuar më 18 qershor ngaRenditja e Ndikimit 2025 nga Times Higher Education ( Impact Rankings 2025 e Times Higher Education), për të gjashtin vit radhazi, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" është i renditur në vendet nga..

botuar më 25-06-18 12.14.MD

Mbi 5 mijë bullgarë të papunë kanë filluar punë sezonale në Evropë që nga fillimi i vitit

Punësimet në sektorin e shërbimeve po rriten, ndërsa po ulet kërkesa për fuqi punëtore në sektorët tradicionalisht më të përfaqësuar te ne si ai agrar dhe industrial. Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave (IKS) tregojnë këtë prirje,..

botuar më 25-06-18 7.00.PD