Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga e Ditës – “Xhora ka kërcyer e ka kënduar”

Këngëtari Zheljo Jovçev nga rajoni i malit bullgar Stranxha është i njohur që nga gjysma e shekullit të kaluar. Ka lindur në qytetin bregdetar Burgas. Për Radion Kombëtare Bullgare incizon nga viti 1969. Ai ka një repertor të pasur – rreth 250 kënga të bukura nga rajoni i lindjes së tij.
“Xhora ka kërcyer e ka kënduar” është një këngë, në të cilën tregohet për një vajzë të mençur, e cila në Festën e Hjylindëses Mari (15 gusht) tërë ditën ka kërcyer e ka kënduar, por pas kësaj në ditën tjetër u shtir si e sëmurë – për të mos shkuar në arë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Trioja

Trioja nga Parisi "Orenda" prezantoi për herë të parë në Sofje një repertor tërësisht bullgar

Të bësh ëndrrën tënde realitet në ritmin bullgar dhe në tokën franceze. Kështu mund ta fillojmë në mënyrë metaforike historinë e muzikantes dhe pedagoges Stefka Miteva dhe trios bullgaro-franceze "Orenda", në të cilën i bashkohen edhe Sandrine..

botuar më 25-10-23 7.00.PD

Festë latine me Korin e famshëm të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare dhe muzikantë të ftuar mbresëlënës

Ndër ngjarjet që Kori i Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i dirigjuar nga Venecia Karamanova, po ia kushton 65-vjetorit të tij, është koncerti "FIESTA - gëzimi i të bërit muzikë". Më 23 tetor, në orën 19:30 në Sallën 3 të Pallatit Kombëtar..

botuar më 25-10-23 5.55.PD

Mihaella Fileva sjell hitet e saj pop në version simfonik

Gjatë 14 viteve, që kur është në skenë, Mihaella Fileva u afirmua si një nga këngëtaret më të suksesshme të brezit të ri në Bullgari, duke fituar zemrat e një publiku të gjerë. Më 22 tetor në një koncert madhështor në Sofje ajo do të prezantojë këngët..

botuar më 25-10-22 8.20.PD