Kur bëhet fjalë për modë, pjesa më e madhe e njerëzve kujtohen për kryeqytetet e modës Paris, Londër, Milano... Shumë pak dinë se, jo kudo qoftë, por në Bullgari dhe më saktë në qytetin jugor bullgar Plovdiv, lind një organizatë, e cila bashkon dhe zhvillon veprimtari në fushën e modës në një nivel evropian. Bëhet fjalë për Këshillin Evropian të Modës, president i së cilit është zonja Nadja Vëleva, kryetare e Dhomës Kombëtare të Modës në Bullgari.
“Me iniciativën tonë iu dha jetë një ideje unikale. Të gjitha filluan përpara pak më shumë se pesë vjet, në lidhje me pranimin e Bullgarisë për një anëtare të plotë vlefshme të Bashkimit Evropian – tregon Nadja Vëleva në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Ne donim kontakte, kërkonim të gjejmë një organizatë evropiane, ndaj së cilës të bashkojmë Dhomën tonë, që të mund dizajnët tanë, bashkësia jonë e modës të zhvillohen në një nivel evropian. Doli se, një organizatë të tillë nuk ka. Morëm përkrahje për krijimin e saj – një patronazh nderi për themelimin e Këshillit Evropian të Modës nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Bullgari gjatë asaj kohe – Shkëlqesia e Tij Majkëll Hëmfris. Gjërat sikur nisën, regjistruam organizatën në Plovdiv dhe më pas me veprimtarinë tonë zhvilluam një program jashtëzakonisht të vlefshëm, duke e afirmuar modën si një pjesë nga kalendari i ngjarjeve të Bashkimit Evropian. Sot në punën tonë përdorim forcën e modës si kulturë, si art, për bamirësi dhe një veprimtari humanitare...”
Një nga çështjet, me zgjidhjen e së cilës është marrë seriozisht Këshilli Evropian i Modës, është mbrojtja e të drejtave të autorit në gjininë e modës. “Njerëzit te ne, të angazhuar seriozisht në biznesin e modës, vuajnë seriozisht nga mungesa e rregullave për mbrojtjen e të drejtave të autorit – shpjegon Nadja Vëleva. – Kur nuk ka organizatë, e cila t’i mbrojë, ata i japin të drejtat e e tyre. Por, në qoftë se këto të drejta janë të rregulluar, siç është edhe ideja jonë, në qoftë se dihet fitimi i çdo një pjesëmarrësi dhe organizator të ngjarjes së modës: që nga fotografët, floktarët, përgjegjësit për makijazhin deri te vetë modistet dhe dizajnët, do të mund tanimë realisht të llogaritet niveli i honorarit të tyre dhe të kërkohet një mbrojtje reale të të drejtave të autorit. Ky është problem jo vetëm për Bullgarinë. Një problem i takuar shpesh është dhe mungesa e liçencimit. Duhet të ndahet profesionalizmi nga jo profesionalizmi, sepse në këtë mënyrë mbrohen edhe konsumatorët.”
© Foto: facebook
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit..