“Kam studiuar gjashtë vjet jashtë shtetit, por e dua Bullgarinë dhe gjithmonë kam ditur se do të kthehem prapë dhe do të bëjë diçka të mirë për vendin tim.” Këtë e tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë Darin Maxharov, 25 vjeçar, krijuesi i platformës arsimore http://ucha.se/
Burri i ri ka mbaruar në degën e elektronikës dhe të shkencave kompjuterike në Gjermani. Gjatë vitit 2011 Darin Maxharov filloi aspiranturë në lëmin e burimeve ripërtëritëse energjetike dhe të automobilave elektrikë në Belgjikë, por para tre muajsh i ndërpreu studimet, që të kthehet në Bullgari dhe të zhvillojë idenë e vet Ucha.se. “Më motivoi efekti që po shoh. Sajti është në ndihmë të shumë njerëzve. Përveç kësaj shoh se nxënësit kanë nevojë të madhe për ndihmë dhe motivim” – kështu na shpjegoi Darin motivet e veta për t’u kthyer në atdhe. Në fund të vitit të kaluar Ucha.se u shpall sajti më i mirë arsimor në Bullgari i vitit 2012. Ideja e Darinit është që t’i ndihmojë nxënësit për të mësuar me kënaqësi, duke u argëtuar. Motoja e sajtit është: “Shpejt, lehtë, interesante.” Ja se çfarë tha ai për mënyrën, në të cilën u krijua sajti:
“Që si student më ftuan në një kompani gjermane për të xhiruar një video me mësime të fizikës. Spotet ishin si ato në sajt, por puna nuk ishte efektive. Përgatitja e një mësimi na kushtonte 20 orë pune. Atje mësova shumë gjëra dhe vendosa t’i sprovojë, që ta ndihmojë motrën time. Ajo shpesh më bënte pyetje të ndryshme, megjithëse ka nota të shkëlqyera. Atëherë i thashë vetes: pasi ajo, e cila është nxënëse e shkëlqyeshme, ndeshet me vështirësi, çfarë të themi për nxënësit e tjerë. Prandaj xhirova disa spote me mësime posaçërisht për të. Ajo i tregoi para bashkënxënësve dhe mësuesve të saj nga Gjimnazi i Aprillit në Gabrovo. Ata i pëlqyen dhe më thanë: bëj akoma spote të tilla. Kështu fillova t’i publikojë në një faqe interneti. Ndërkohë ata u treguan miqve të tyre nga qytetet e tjera, sajti fitoi popullaritet dhe përkatësisht mediat filluan të flasin për të.”
Për më pak se një vit numri i video-mësimeve të krijuara në Ucha.se është 790. Ato janë parë mbi 1 100 000 herë. Matematika, kimia, fizika, biologjia, historia, gjeografia, bullgarishtja dhe anglishtja – këto janë lëndët mësimore, të cilat janë paraqitur në një mënyrë origjinale, interesante dhe të lehtë. Tani për tani është përfshirë lëndë mësimore për nxënësit nga klasa e pestë deri në klasën e njëmbëdhjetë, por ambiciet e Darinit janë të paraqiten të gjitha lëndët mësimore nga klasa e parë e gjer te klasa e dymbëdhjetë. I riu ka fituar për kauzën e vet dhe entuziastë të tjerë dhe aktualisht në ekipin e Darinit ka 16 veta. Meqenëse aksesi në sajt është falas, por mirëmbajtja e tij kërkon mjaftë mjete, Darin kandidon për financim nga fondi i investimeve LaunchHub. Projekti i tij është miratuar dhe merr 30 mijë euro. Përveç mjeteve, fondi siguron dhe një program mentori. “Tashmë çdo bullgar me ide në fushën e teknologjive ka mundësinë unikale të bëjë diçka të mirë për veten dhe për vendin” – thotë Darin. Ai na shpjegon me hollësi se si përgatitet dhe xhirohet çdo një video-mësim:
Nga data 1 deri më 25 korrik, për herë të katërt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të zhvillohet “Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare”. Organizator është Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë..
Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në përgjithësi, për personat me origjinë bullgare, të cilët ende nuk kanë shtetësi bullgare. Këtë e..
Në qendër të Pragës, mes godinave elegante të shekullit XIX dhe linjave të gjalla të tramvajit, mund të gjeni një rrugë me një emër krejt të njohur – Bulharská, ose “Rruga Bullgare”. Ajo ndodhet në lagjen “Vinohrady” dhe është vetëm një nga dëshmitë e..
Gjatë javës së parë të muajit korrik 2025, në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës u zhvilluan me sukses katër ditët..
Shumëngjyrëshe, të lehta, pothuajse të padukshme, fluturat janë kudo rreth nesh – si ditën, ashtu edhe natën, si në qytet, ashtu edhe në fshat. Vitët e..