Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kampi i refugjatëve në Harmanli – i pari me kushte të mira, por shpejt mbushet

Foto: EPA/BGNES

Në fillim të muajit gusht të këtij viti ministri bullgar i punëve të jashtme, Kristian Vigenin nuk e besonte se vala e refugjatëve nga Siria do të mbërrijë deri në Bullgari, e cila ndan kufi me Turqinë politikisht të trazuar. Verën e kaluar Greqia gjithashtu u ballafaqua me të njëjtin problem, kur u shtua fluksi i sirianëve të shpërngulur nga lufta. Atëherë Greqia mbylli kufirin e saj me Turqinë. Pritej se sivjet vala e refugjatëve do t’i drejtohet Bullgarisë, vendit tjetër anëtar të BE-së. Bullgaria u tregua e papritur për numrin e madh të refugjatëve. Kampet e refugjatëve në vend shpejt u mbushën plot e përplot. Gjatë muajit shtator vala e refugjatëve prej Turqisë numëronte mijëra vetë, kryesisht gra dhe fëmijë. Aktualisht numri i refugjatëve është 7 mijë. Opinioni publik nuk është pozitiv për nga numri i emigrantëve që po shtohet. Tensioni po rritet edhe mes refugjatëve, të cilët janë të detyruar të ndajnë hapësirë të përbashkët me edhe 15 ose 60 vetë të tjerë, ku nuk ka ujë të ngrohtë, pa kushte për të ushqyerit dhe me kushte të këqija higjienike.

Që në fund të gushtit qeveria bullgare zgjodhi 30 kazerma të braktisura dhe i përshtati ato për nevojat e refugjatëve. Mirëpo, ky proces zhvillohet ngadalë, kërkohen investime që nuk janë të shtruara paraprakisht në buxhet. Kampi i parë nga ato të rejat u çel ditën e premte në qytetin Harmanli afër kufirit turk. Ky është kampi i parë me kushte në të vërtetë të favorshme për akomodim. Kapaciteti i tij është 400-450 vetë dhe shpejt mbushet. Ditën e hënë në kampin e Harmanlit u vendosën 167 refugjatë, njoftoi për Radio Bullgarinë Natalia Dreharova, drejtoreshe e Shërbimit të Ndihmës Sociale në Harmanli. “Refugjatët janë të vendosur në kabina të reja me nga dy dhoma, kuzhinë, banjë dhe tualet. Janë katër vetë në kabinë. Ka korrent dhe ngrohje. Në të vërtetë kushtet në kamp janë të mira në raport me qendrat e tjera të refugjatëve, siç u pa nga reportazhet e ndryshme.”

Administrata 133 anëtarësh e Agjencisë së Refugjatëve është e vogël për nga numri, prandaj nuk shihet shpesh përfaqësuesit e saj nëpër kampet. Pritet që stafi i saj të shtohet. Në përgjithësi refugjatët shërbehen nga organizatat joqeveritare, të cilat formohen shpejt dhe në mënyrë bamirëse. Kampi i Harmanlit shërbehet nga autoritetet vendore të ndihmës sociale. Problemet nuk mungojnë bile në këtë kamp. “Kryqi i Kuq Bullgar shpërndau mes çdo familjeje pako ushqimesh që të mjaftojnë për pesë ditë – thotë znj. Dreharova. – Problemi kryesor është se mungojnë qumështi i thatë dhe pelenat për foshnjat.”

© Foto: MPB

Numri dhe mosha e fëmijëve është duke u saktësuar. Refugjatët të cilët disponojnë me vete të holla hanë ushqime të ndryshme. Sepse kampi është i tipit të mbyllur, ata nuk lejohen të largohen. Blerjen suplementare të ushqimeve e bën shërbimi social. “Ne i ndihmojmë refugjatët po ashtu vullnetarisht. Kishte një fëmijë me temperaturë dhe pasi mjeku ia dha ilaçe, ne duhej t’i bëjmë ato, sepse prindërit nuk dispononin fare para”, kujton znj. Dreharova.

Problemi tjetër në kampet e refugjatëve është mungesa e përkthyesve në gjuhën arabe. Në Harmanli është siguruar vetëm një përkthyes, por mes sirianëve gjenden akoma dy të tjerë të cilët janë ndërmjetës. “Ka një grua, e cila ka jetuar 13 vjet në Bullgari dhe pas kësaj është rikthyer në Siri – rrëfen znj. Dreharova. – Tani kjo grua është refugjate, bashkëshorti i tij ka vdekur para 7 muajsh, ka tre fëmijë. Ajo e di bullgarishten dhe kryesisht punojmë me të. Po ashtu ka një sirian i cili ka jetuar në Rusi dhe me të kuptohemi në rusisht. Përkthimi bëhet përmes tri gjuhëve dhe kuptohemi shumë mirë.” Znj. Dreharova pritet që akoma të mërkurën kampi i refugjatëve në Harmanli të mbushet plot e përlotë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anita Ekenova

Anita Ekenova: Bullgaria është atdheu i shpirtit tim, Franca – vendi ku jetoj

Anita Ekenova nga Lioni u shpall “Bullgarja e Vitit – Shën Zllata Mëglenska” për vitin 2024 në një ceremoni të veçantë të organizuar në Sofje nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit. Para 10 vitesh, Anita së bashku me grupin folklorik që..

botuar më 25-10-17 7.35.PD

Presidenti i dha një urdhër studiuesit më të famshëm të gjuhës bullgare në Kinë, Profesor Ma Sipu

Në emër të Kreut të Shtetit Rumen Radev, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi Profesor Ma Sipu Urdhrin e Shën Kirilit dhe Metodit, shkallë të parë, njoftoi zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Çmimi u dha në një ceremoni zyrtare në..

botuar më 25-10-16 9.38.PD

Si lëshohen lejet e ndërtimit dhe si ndërtimet e paligjshme bëhen të ligjshme

Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..

botuar më 25-10-15 7.30.PD