Bullgaria ka marrë nga BE-ja në kuadrin e programeve, të pagimeve direkte dhe të fondeve të ndryshme gjithsej 7.7 mlrd euro që nga viti 2000 e këtej. Këtë e tregon statistika e Bankës Popullore Bullgare. Sot mund të themi se pas aderimit të vendit tonë në BE më një janar të vitit 2007 ndryshimet te ne janë pozitive. Disa sektorë të ekonomisë arritën të përfitojnë, disa të tjerë – jo. Megjithë “shiun e artë” të fondeve evropiane, që ra te ne, rregullat e BE-së, burokracia dhe konkurrueshmëria e tregjeve evropiane shkaktuan luftëra tregtare dhe shumë kompani falimentuan.
Çfarë fitoi dhe çfarë humbi ekonomia bullgare nga anëtarësia e vendit tonë në BE? Ja se çfarë tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë makroekonomisti Georgi Angellov:
Ku do të ishte Bullgaria në qoftë se nuk ishte aderuar në BE?
“Në vitet e rënda të krizës duhet të jemi të qartë se jemi fatbardhë se arritëm të bëhemi anëtarë të BE-së, sepse në rast të kundërt do të ishim në gjendjen e Ukrainës. Arritëm të bëhemi anëtarë edhe të NATO-s, edhe të BE-së dhe të bëjmë hapa të mëdhenj drejt integrimit në një moment relativisht të favorshëm, gjë që tani na ndihmon, edhe pse ankohemi nga kriza. Megjithatë ndodhemi në një korniz të fortë institucional, siç është BE-ja. Kemi akses te tregu i punës, tek universitetet, fondet evropiane, disponojmë të gjitha mundësitë e zhvillimit, nga të cilat nuk mund të përfitojnë vendet jashtë BE-së. Ato në fakt nuk kanë perspektivë për t’i përballuar shpejt pasojat e krizës.”
Pse Bullgaria vonohet në krahasim me vendet e tjera anëtare?
“Unë nuk mendoj se po vonohemi në krahasim me vendet e tjera, më tepër nuk shpejtojmë mjaftë, që t’i lëmë mbrapa. Bashkimi Evropian ishte më i predispozuar ndaj vendeve të para, që u bashkuan me organizatën, në vitin 2004. Ato ishin dhe më të përgatitura dhe rezultati ishte i mirë. Duke pasur parasysh përgatitjen tonë të keqe, duhet të themi se aderimi ynë në BE ishte një sukses i madh. Ne u bashkuam me BE-në pikërisht kur kriza filloi dhe nuk mund të kemi këto dobi, të cilët i kishin vendet e tjera. Çështja është: a mund të përfitojmë sa më shumë nga anëtarësia jonë në BE? Përgjigja e kësaj pyetjeje është më optimiste. Kjo që varet nga firmat, nga shtetasit e veçantë, në shumicën e rasteve realizohet, në dallim të asaj që varet nga institucionet dhe qeveritë.”
Cilët sektorë të ekonomisë fituan dhe cilët humbën pas anëtarësimit tonë në BE?
“Fituan ata, të cilët ishin më të përgatitur nga pikëpamja e tregut të madh – domethënë ata, të cilët e kishin kthyer shikimin e tyre jashtë, Në vitet e krizës po bëhemi dëshmitarë se si sektori eksportues i ekonomisë i përballon problemet më lehtë. Ata, të cilët ishin orientuar në tregun e brendshëm, madje pas hapjes së kufijve, dhe nuk bënë përpjekje për të përfituar nga anëtarësia jonë evropiane, nuk kishin sukses.”
I konsideronim fondet evropiane si “një shi të artë”, i cili do të bjerë mbi ekonominë tonë. Çfarë është efekti i tyre real?
“Fondet evropiane ishin shpërndarë ndër të gjitha ministritë, që të ketë për të gjithë, pa pasur ndonjë qëllim të përbashkët. Prandaj nuk mund të shohim një rezultat real në ekonomi, thjeshtë sepse nuk kishte qëllime të vëna. Sa për “shiun e artë” – sasia nuk është kaq e rëndësishme, sesa cilësia e harxhimit. Këto mjete nuk u harxhuan në mënyrën më efektive, por megjithatë kishte dhe rezultate pozitive.”
Pak a shumë janë këto shtatë vite, që të përparojmë. Si e vlerësoni këtë periudhë:
“Nuk patëm fat të mirë nga pikëpamja e kohës, kur u bashkuam. Nga këto shtatë vite, gjithsej pesë ishin vite krize. Prandaj nuk mund të presim rezultate pozitive. Mirëpo, duke pasur parasysh efektet e tjera, mund të themi se në përgjithësi kemi përfituar nga anëtarësimi ynë në bashkësi dhe me kalimin e viteve këto dobi do të bëhen gjithnjë e më shumë. Shpresoj se gjatë shtatë viteve në vijim do të arrijmë ta përballojmë këtë prapambetje.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me hyrjen në fuqi të euros më 1 janar, Bullgaria do të përfitojë nga stabiliteti, likuiditeti dhe të gjitha avantazhet që ofron monedha e përbashkët evropiane. Kështu u shpreh presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, në një..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes prezantoi hartën e parë interaktive të investimeve në Bullgari . Qëllimi i platformës është t'u ofrojë investitorëve bullgarë dhe të huaj informacion të dobishëm dhe të azhurnuar në një vend dhe ta bëjë më të lehtë..
Rritja e ekonomisë kombëtare në tremujorin e dytë të vitit 2025 u përshpejtua me 3.5% në bazë vjetore. Sipas një analize nga Banka Kombëtare Bullgare - BNB nga numri 3 i "Pasqyrës Ekomomike", faktorët kryesorë për përshpejtimin janë rënia e importeve..
"Po, Bullgaria" (pjesë e "Bullgarisë Demokratike") e përcaktoi buxhetin për vitin e ardhshëm si një "cunami ekonomik". Ivajllo Mirçev ishte kategorik se..
Kryeministri Rosen Zhiljazkov dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev anuluan mbledhjen e planifikuar për sot të Këshillit Kombëtar Trepalësh për..
Megjithëse pranimi i euros është një hap i rëndësishëm, vetëm ai nuk garanton një standard më të lartë jetese. Këtë e deklaroi drejtoresha e përgjithshme..