Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Emelina Gorçeva – një zonjë në botën e kompozitorëve

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Pavarësisht se është përhapur mendimi se profesioni i kompozitorit është kryesisht për meshkuj, një artiste e re tashmë punon në këtë fushë dhe gëzohet me sukseset e vet të para. Emelina Gorçeva është mbajtësja e gjashtë dekoratave për kompozim, tri prej të cilave janë ndërkombëtare. Ka mbaruar Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vladigerov” në klasën e Jovço Krushevit. Mjuzikalli “Mjaft” është një vepër i shkruar me rast të diplomimit të saj. Ekipi krijues përfshin 43 veta – studentë dhe pedagogë të të gjitha fakulteteve të Konservatorit, kështu edhe studentë nga Akademia Kombëtare e Arteve Figurative.

Emelina Gorçeva na tregoi si filloi gjithçka: “Ideja ime ishte që të shkruaj një operë, por fati më takoi me libretisten e talentuar Joana Mirçeva. Më tërhoqi shumë libreti i saj dhe kështu lindi vepra ime e parë e zhanrit mjuzikëll. Kjo ishte një sfidë për mua dhe shpresoj se rezultati është i mirë. Aksioni zhvillohet në Nju Jork. Kurrë nuk kam qenë atje, por mblodha shumë informatë nga burime të ndryshme. U përpoq mendërisht të zhytem në atmosferën e qytetit. Krijova një projekt autori në gjuhën bullgare dhe mendoj se ai me siguri nuk është vetëm një klishe. Në asnjë mënyrë nuk kam imituar modelet amerikane.”

Një nga veglat karakteristike që marrin pjesë në kërcimet, tipike për mjuzikëllin, është “kahoni” (vegël perkusioni nga Peruja). Në “Mjaft” instrumenti “kahon” mund të dëgjohet në një tango.

“Një mjuzikëll nga krijuesit më të rinj bullgarë për moshatarët e tyre” – kjo është motoja e të gjithë artistëve që kanë marrë pjesë në këtë projekt. Emelina Gorçeva e krijoi muzikën për 9 muaj. Premiera e mjuzikëllit u zhvillua me sukses të madh para një viti në skenën e Teatrit Muzikor të Sofjes. Autorja e re tha se ndër prioritetet e saj është popullarizimi i mjuzikëllit dhe prezantimi i tij para publikut gjithnjë e më të gjerë: “Aktualisht përpiqemi ta tregojmë mjuzikëllin në skenat bullgare. Tani për tani nuk kemi data konkrete, por në të ardhmen e afërt më shumë njerëz do të kenë mundësinë ta shikojnë. Jo çdo ditë mund të shihen projekte të tilla autori. Kjo është diçka krejt e re dhe mendoj se do të provokojë interesin e publikut.”

Emelina Gorçeva kupton mirë se para saj është një rrugë e gjatë – rruga e provimit të mundësive të saj në këtë sferë, në të cilën punojnë kryesisht meshkuj. Por kjo e stimulon akoma më shumë Emelinën.


“Dëshira ime të kompozojë lindi në mënyrë spontane – kujton ajo. – Isha 16 vjeçare. Atëherë takova profesorin tim të ardhshëm në Akademinë Muzikore – Jovço Krushev. Ai ishte i bindur se unë mund të arrijë shumë si muzikante. Edhe sot unë vazhdoj të krijoj muzikë në të gjitha zhanret. Jam përqendruar kryesisht mbi muzikën klasike, por më pëlqen të krijoj edhe forma më moderne. Profesori im gjithmonë më ka thënë se duhet të dëgjoj zërin tim të brendshëm. Nuk do të harroj dhe akoma një nga këshillat e tij – të mbetem larg thjeshtëzimit. Sepse si krijues ne jemi të përgjegjshëm jo vetëm para vetvetes, por edhe para të tjerëve – të mos harrojmë se arti ka një rol edukativ.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mihaella Fileva sjell hitet e saj pop në version simfonik

Gjatë 14 viteve, që kur është në skenë, Mihaella Fileva u afirmua si një nga këngëtaret më të suksesshme të brezit të ri në Bullgari, duke fituar zemrat e një publiku të gjerë. Më 22 tetor në një koncert madhështor në Sofje ajo do të prezantojë këngët..

botuar më 25-10-22 8.20.PD

Muzikë etno dhe bullgare në një koncert të Barcelona Gipsy balKan Orchestra në Plovdiv

Një nga ngjarjet muzikore të padiskutueshme të këtij sezoni është koncerti i Barcelona Gipsy balKan Orchestra (BGKO) . Më 22 tetor në Plovdiv, formacioni sensacional etno do të performojë një spektakël të zjarrtë që e çon muzikën përtej dallimeve..

botuar më 25-10-21 2.35.MD

Oktet harpash - për herë të parë në skenën bullgare

Një ansambël prej dy ose më shumë harpash nuk është diçka e re në skenën bullgare. Por për herë të parë do të kemi mundësinë të dëgjojmë një oktet të tërë, që sigurisht është një ngjarje për vendin tonë . Ideja, përzgjedhja e programit dhe..

botuar më 25-10-20 1.55.MD