Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vdiq legjenda e muzikës së lehtë bullgare – Boris Guxhunov

Foto: BTA

Në moshë 74 vjeç ndërroi jetën këngëtari i madh i muzikës së lehtë bullgare Boris Guxhunov. “Tom Jonesi bullgar”, siç ishte njohur ai lindi në qytetin Pazardhik (Bullgari Jugore). Mbaroi Institutin e Lart të Artit Teatral “Krëstju Sarafov” dhe njëkohësisht Shkollën për interpretues të muzikës së lehtë pranë Radios Kombëtare Bullgare. Për një periudhë të shkurtër punoi me një nga grupet e para të muzikës rok tek ne – “Byzylykët e argjendtë”. Më vonë u bë solisti i orkestrës “Sofja”. Bëri shumë turne në Evropë, Azi, Amerikën Jugore, Afrikën Veriore. Ai ishte autor i disa prej teksteve të këngëve të veta.

Momenti i kthesës i jetës së Boris Guxhunovit ishte 21dhjetor 1971, kur këngëtari ishte ndër pak të mbijetuarit e një aksidenti me avion në aeroportin e Sofjes. Atëherë vdiqën shumë kolegë të tij. Për një periudhë të gjatë pas kësaj ai evitonte shfaqjet skenike. Në vitet e 90 të shekullit të kaluar ai, bashkë me Borisllav Grënçarovin dhe Bojan Iavnovin krijuan trion “BoBoBo”, e cila kishte një sukses të madh. Në vitin 1998 interpretuesi mori dekoratën e madhe të festivalit ndërkombëtar për muzikë zbavitëse “Orfeu i artë” për kreativitetin e tij të përgjithshëm. Në vitin 2003 doli CD me këngët më të mira të Boris Guxhunovit, në vitin 2009 kolegët e tij organizuan për të një koncert të madh.

U preftë në paqe!

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mihaella Fileva sjell hitet e saj pop në version simfonik

Gjatë 14 viteve, që kur është në skenë, Mihaella Fileva u afirmua si një nga këngëtaret më të suksesshme të brezit të ri në Bullgari, duke fituar zemrat e një publiku të gjerë. Më 22 tetor në një koncert madhështor në Sofje ajo do të prezantojë këngët..

botuar më 25-10-22 8.20.PD

Muzikë etno dhe bullgare në një koncert të Barcelona Gipsy balKan Orchestra në Plovdiv

Një nga ngjarjet muzikore të padiskutueshme të këtij sezoni është koncerti i Barcelona Gipsy balKan Orchestra (BGKO) . Më 22 tetor në Plovdiv, formacioni sensacional etno do të performojë një spektakël të zjarrtë që e çon muzikën përtej dallimeve..

botuar më 25-10-21 2.35.MD

Oktet harpash - për herë të parë në skenën bullgare

Një ansambël prej dy ose më shumë harpash nuk është diçka e re në skenën bullgare. Por për herë të parë do të kemi mundësinë të dëgjojmë një oktet të tërë, që sigurisht është një ngjarje për vendin tonë . Ideja, përzgjedhja e programit dhe..

botuar më 25-10-20 1.55.MD