Në Bullgari turizmi gëzon një respekt të madh – edhe në variantin e tij klasik, edhe në variantin politik. Po të ketë zgjedhje vendore, papritmas shumë bullgarë shprehin dëshirë për t’u vendosur në shtëpi të papopulluara, ose të bashkëjetojnë nja 40-50 veta në një adresë. Këtë dukuri e quajmë “turizëm zgjedhor”, i cili gjatë dekadës së fundit u bë një problem serioz.
Ndërkaq ligjvënësi ndërmori masa për kufizimin e tij. Mirëpo, gjatë dekadave të fundit ndryshoi ligji për regjistrimin e qytetarëve dhe u aplikuan disa kërkesa drejtuar abuzimeve potenciale – këto janë ekzistenca e dokumenteve për pronësi, ose për pagimin e qirave, kriteret për pajtimin midis kapacitetit të banesës dhe numrit të banorëve të tij etj., si njëfarë prove se votuesit me të vërtetë banojnë në një vend të veçantë. U aplikuan edhe detyrime ligjore të institucioneve për realizimin e kontrollit.
Mirëpo, sivjet me afrimin e zgjedhjeve vendore u konstatuan mjaftë shkelje drastike. Pasi ato u shpallën edhe nga mediet, prokuroria gjithashtu u përfshi në zgjidhjen e këtij rasti. Del se ajo kompenson deficitin e kontrollit të paushtruar nga ana e një sërë institucionesh të tjera. Sipas Ligjit për regjistrimin e qytetarëve dhe kryetarëve të bashkive, edhe kryetarët e bashkive, edhe prefektët, edhe nëpunësit e shërbimit “Regjistrimi i Qytetarëve dhe Shërbimi Administrativ”, pranë Ministrisë së Zhvillimit Regjional dhe Urbanizimit, dhe ata të Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme i kanë të drejtat për të realizuar kontroll për respektimin e kërkesave. Tani presioni është edhe më i forcuar, sepse mund të votohet për kryetar bashkie edhe në vendbanimet e vogla me njëqind banorë. Në këtë rast disa vota mund ta ndryshojnë votimin. Asociacioni “Transparencë pa kufij” e analizon dukurinë “turizëm zgjedhor” në edicionin e parë të buletinit të tij informativ “Bashkitë nën goditje”, kushtuar zgjedhjeve këtë vjeshtë.
“Ne iu drejtuam Ministrisë së Zhvillimit Regjional dhe Urbanizimit – Shërbimit “Regjistrimi i Qytetarëve dhe Shërbimi Administrativ” për rezultatet zyrtare, që të bëjmë krahasim gjatë viteve – tregon dr. Vanja Nusheva. – Mbi bazën e të dhënave në periudhat janar-maj 2014 dhe 2015 konstatuam se në plan kombëtar rritja e numrit të regjistrimeve është 1.3 herë. Më shqetësues është fakti se në disa bashki rritja e të regjistruarve me të vërtetë është drastike. Për shembull në bashkinë Gramata (rrethi i Vidinit) është 22-23 herë, në Trekljano (rrethi i Kjustendilit) – 20 herë, në Borovan (rrethi i Vracës) – pothuaj 16 herë.”
Në 98 prej gjithsej 265 bashkive janë bërë ndryshime të konsiderueshme në regjistrimet e adresës aktuale, kurse rritja është nga 2 deri më 23 herë, në krahasim me vitin e kaluar. Sipas dr Vanja Nusheva, presioni për ndryshime në masë të regjistrimeve të adresës janë përqendruar në dy lloje rajonesh. Njëri lloj përfshin rajonet e zhvilluara ekonomike, të lidhura me turizmin dhe tregtinë, si rrethi i Varnës dhe ai i Burgasit, si dhe ato të lidhura me logjistikën afër Sofjes.
Bashkitë e tjera me rritje të konsiderueshme të regjistrimeve të adresës janë në rajonet, të cilat janë në gjendje të keqe ekonomike dhe resursi kryesor për aktivitetin ekonomik është aksesi te resurset natyrore ose trojet bashkiake. Këto janë Vidin, Montana, Kjustendill.
“Çfarë i detyrohet kjo, sipas nesh? – vazhdon dr. Vanja Nusheva – Në rajonet, të cilat janë afër detit, ku ka veprimtari intensive ekonomike, për herë të radhës jemi dëshmitarë të një dukurie të tillë. Shkaku është interesi i forcuar ekonomik i partive politike për të pasur ndikim në organet e pushtetit në këto bashki perspektive ekonomike. Shpjegimi për rajonet me një kapacitet më të ulët për zhvillimin ekonomik është se atje popullsia ndodhet nën një presion serioz ekonomik, një pjesë e madhe e saj jeton në varfëri dhe ushtrohet presion nga ana e partive politike për pjesëmarrje në skema të tilla. Në këto rajone resurset e vetme, të cilat janë në dispozicion janë ato natyrore – fondi pyjor, trojet, të cilat mund të përdoren, përfshi këtu dhe ato, të cilat janë pronësi bashkiake.”
Që t’i kundërvihemi të ashtuquajturit “turizëm zgjedhor”, ekspertët rekomandojnë një respektim të rreptë të ligjit nga dikasteret përkatëse, si dhe këmbimin e informacionit për bashkëpunim midis të gjitha institucioneve, të cilat kanë të drejta për kontroll sa i përket regjistrimit të adresës. Sipas ekspertëve, përveç kësaj ka nevojë edhe për ndryshime në Ligjin për regjistrimin e qytetarëve, ndryshime të cilat të parashikojnë anulimin e adresave, regjistrimi i të cilave është kryer duke u shkelur rregullorja normative, dhe për imponimin e sanksioneve ndaj disa nëpunësve, të cilët e kanë kryer këtë regjistrim, duke e shkelur ligjin.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..