Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E drejta të dish prejardhjen tënde – fytyrat e birësimit

БНР Новини
Foto: BGNES
“Unë jam..., por në dokumentet e mia personale emri im është tjetër, sepse jam birësuar”. Kështu fillojnë shumë histori tronditëse njerëzore. Rreth 100-150 shtetas bullgarë çdo vit parashtrojnë kërkesa në gjykatat rajonale bullgare për zbulimin e prejardhjes së tyre dhe në 90% të rasteve gjykatat refuzojnë të japin informacion. Këtë e tregon statistika e organizatës joqeveritare “Rrjeti kombëtar i fëmijëve”. Një nga shkaqet për këtë janë të metat legjislative. Në nenin 105 të Kodit të Familjes është shkruar se e fshehta e birësimit mund të zbulohet vetëm në se “arsyet janë të rëndësishme”, por nuk ka sqarime për këtë çfarë do të thotë “arsye të rëndësishme”. Kjo organizatë bashkë me Asociacionin Bullgar të të Birësuarve dhe Birësuesve, Regjistrin Kombëtar në Internet të Kërkuesve “Ku je”, në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë me përkrahjen e ambasadës franceze organizuan një forum për diskutimin e këtyre problemeve.

“Arsyet e rëndësishme” të parashikuara në ligj janë shkaku për udhëtimin e Mariana Taneberger nga Njurnbergu deri në Sofje – 1650 km vetë mbas timonit. Ajo kërkon nënën e saj biologjike tashmë 31 vjet.

“Para udhëtimit tim më ka shfaqur alergji ndaj një detergjenti shtëpiak, tregoi Mariana. Duhej të mbetesha në spital. Sjellja e mjekes atje më motivoi suplementarisht dhe jam e bindur se ndryshimet legjislative duhet të bëhen sa më shpejt. Ajo më pyeti  a në familjen time ka njerëz me ndonjë sëmundje dhe unë nuk dha asnjë përgjigje. Pas habitjes së saj unë shpjegova se nuk kam histori sëmundjeje, sepse jam adoptuar dhe në Bullgari e fshehta e birësimit ruhet me ligj. Pastaj ajo më pyeti: “A Bullgaria është në BE?”

Mariana është nëpunëse në sferën sociale në Gjermani dhe me “udhëtimin e saj nga budallëku” ajo dëshiron të përkrahë idenë për ndryshimin e legjislacionit në lidhje me të fshehtën e birësimit. Njerëzit, të cilët kërkojnë prindërit apo fëmijët e tyre biologjikë shpesh takojnë probleme si emra të ndryshuara, të dhëna të tjera jo të drejta (datë lindjeje apo numër personal), ka bile raste, në të cilat mungojnë dosjet e adoptimit, komentojnë nga Regjistri Kombëtar në Internet i Kërkuesve “Ku je”. Kjo vështirëson procesin e kërkimit të informacionit, bile në rastet, kur Gjykata ka lejuar zbulimin e të fshehtës së birësimit, komentuan pjesëmarrësit në forum. Argumentet e pjesëmarrësve në këtë forum janë: e drejta e njerëzve të dinë rrënjët e veta, arsyet mjekësore, të lidhura me informacionin për sëmundjet e trashëgueshme dhe evitimi i mundësisë për lidhjen e martesës me ndonjë përfaqësues të farefisit.

Ambasadori i Francës tek ne Ksavie Djo Kaban shpjegoi modelin francez për zbulimin e prejardhjes së të birësuarit. Ai shpjegoi se adoptimet ndërkombëtare në Francë që nga viti 2006 deri tani janë 3 500 dhe tre e katërta prej tyre janë të fëmijëve nga Bullgaria. „Agjencia Franceze e Birësimit është organi, i cili ndihmon për zbulimin e prejardhjes së fëmijëve të adoptuar, kur ata vetë kërkojnë ndihmë për këtë pas mbushjes së moshës 18 vjeç, tregoi drejtoresha e përgjithshme e organizatës Beatris Biondi, e cila ishte mysafire e posaçme e forumit.

Zv/ministrja Miçeva. Foto: justice.government.bgKëshilli i të Drejtave të Njeriut pranë OKB-së tashmë e këshilloi Bullgarinë që të ndryshojë legjislacionin që pengon kërkimin e prindërve apo fëmijëve biologjikë. Javën e ardhshme Ministria e Drejtësisë do të fillojë punën mbi tekstet e reja të Kodit të Familjes, shpjegoi zëvendës ministrja e drejtësisë Verginia Miçeva-Ruseva.

“Ministria e Drejtësisë dhe ekspertët tanë bënë hulumtime të teksteve legjislative në shtetet, ku më shpesh birësohen fëmijë dhe ku ka edhe birësime ndërkombëtare. Kemi dërguar letra në gjykatat e ndyrshme me kërkesë për propozime konkrete. Më 31 korrik do të mblidhet grupi i punës. Ai do të përpunojë shumë ndryshime në Kodin e Familjes dhe shpresojmë se deri në fundin e vitit propozimet e reja do të mund të diskutohen në Parlament.”

Si përfaqësuese e Këshillit për Birësim Ndërkombëtar, zëvendësministrja Miçeva informoi se në vitin 2014 477 fëmijë bullgarë janë adoptuar jashtë shtetit, 173 prej të cilëve – me nevoja të posaçme. Për gjashtë muajt e parë të këtij viti këta fëmijë janë 223, 72 prej tyre janë me të meta.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si lëshohen lejet e ndërtimit dhe si ndërtimet e paligjshme bëhen të ligjshme

Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..

botuar më 25-10-15 7.30.PD

95 për qind e japonezëve e njohin kosin bullgar

Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..

botuar më 25-10-14 2.52.MD

Mbi 20 000 bullgarë dhe kompani nga jashtë - përdorues të faqes për punë në atdheun e tyre

Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..

botuar më 25-10-14 11.58.PD