Doli, që shtetësia bullgare marrë mbi bazën e origjinës bullgare është tepër tërheqëse dhe në shumicën e rasteve shfrytëzohet si një biletë për vajtje në vendet e ëndërruara të pasura të BE-së. Për 10 vitet e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, 120 174 janë kërkesat e paraqitura mbi këtë bazë. Prej tyre u hodhën poshtë 14.61 për qind. Shkaku për interesin e rritur fshihet në faktin, se marrja e shtetësisë mbi bazën e origjinës realizohet sipas një procedure të lehtësuar – nuk kërkohet qëndrimi i detyrueshëm 5-vjeçar në vend, ekzistenca e të ardhurve dhe të punës, si dhe zotërimi i gjuhës bullgare. Ligji për Shtetësinë Bullgare njeh rrënje bullgare kur të paktën ka një të afërm me lidhje të drejtpërdrejta të gjakut – baba, nënë, gjysh, gjyshe, me origjinë bullgare. Tani kjo procedurë realizohet mesatarisht për 18 muaj. Katër muaj vazhdon kontrollimi i kandidatëve nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa përafërsisht një vit kontrollohen nga Agjencia Shtetërore e Sigurimit Kombëtar. Për këtë vit, deri më 31 gusht kërkesat e paraqitura janë 5400. Shtetësi bullgare morën 4400 veta, kërkesat e të cilëve u paraqitën para vitesh. Sipas Zëvendësministrit të drejtësisë Petko Petkov, i cili është edhe Kryetar i Këshillit të Shtetësisë, procesi i përpunimit të kërkesave gjatë vitit të fundit u vështirësua për shkak të zbulimeve të Prokurorisë në vitin 2014, se Agjencia Shtetërore e Bullgarëve Jashtë Shtetit lëshoi qindra dokumente për origjinë bullgare pa dëshmi të paraqitura në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2013.
“Agjencia ka kryetar të ri, i cili kontrollon respektimin e rregullave dhe nuk mund të them, se në të akoma ka probleme – tha Zëvendësministri Petkov. – Rezultatet do të bëhen të dukshme në Ministrinë e Drejtësisë që vitin e ardhshëm, sepse tani përpunohen kërkesat e paraqitura gjatë “periudhës problematike”. Problemi tjetër i madh është, se një pjesë e konsiderueshme e aplikantëve nuk disponojnë dokumentet e domosdoshme zyrtare për origjinë. Dokumente të tilla ekzistojnë zakonisht në arkivin shtetëror ose në atë ushtarak. Ata, që sillen me përgjegjësi më të madhe ndaj problemit, arrijnë të marrin dokumentet e domosdoshme. Mirëpo, ka persona me origjinë shqiptare dhe maqedonase, për të cilët vërtetimi i origjinës me dokumente zyrtare është problem.”
Boris Vangellov – Kryetari i ri i Agjencisë Shtetërore të Bullgarëve Jashtë Shtetit thekson, se procedura e dhënies së dëshmisë për origjinën bullgare është e shkurtuar prej disa muajve dhe tani zgjatet 20 ditë. Kjo në rast se do të paraqiten dokumentet e domosdoshme. Çfarë ndodh kur aplikantët nuk kanë dokumentin zyrtar për origjinë, përgjigjet zoti Vangellov:
“Në se nuk disponojnë një dokument të tillë, por janë me origjinë bullgare, pranohet dokumenti për origjinë siguruar nga ndonjë organizatë vendore regjistruar sipas Ligjit të Bullgarëve me Banim jashtë Republikës së Bullgarisë. Janë tepër të lehtësuar ata që banojnë në vende, të cilët ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik. Ata disponojnë dokumente shtetërore për të afërmit e tyre, në të cilët përmendet kombësia. Mirëpo, ka njerëz, që hasin shumë vështirësi, për shembull në Maqedoni, ku dokumentet personale, që vërtetojnë origjinën bullgare janë të asgjësuara qëllimisht nga autoritetet vendore. Pak janë ata, të cilët mund të gjejnë dokumentet në arkivat tona.”
Për lehtësimin e procedurës për marrjen e shtetësisë bullgare në bazë të origjinës u paraqit një projektligj për ndryshimin e ligjit ekzistues. Sipas klauzolave të reja parashikohet mundësia, që në rast mungese të dokumenteve zyrtare për origjinë, ajo të vërtetohet me deklaratë të noterizuar.
“Për mua kjo është një zgjidhje kardinale e problemit, sepse u jep mundësi personave, të cilët nuk kanë origjinë bullgare të deklarojnë të tillë – komenton Zëvendësministri Petkov. – Hapet mundësia për marrjen e shtetësisë sipas procedurës së përshpejtuar edhe nga terroristë, për shembull. Prandaj Ministria e Drejtësisë bëri propozim, që kandidatët për shtetësi bullgare të plotësojnë një pyetësor, i cili të përfshin dituri të historisë dhe kulturës bullgare, rregullimit shtetëror e të tjerë. Kështu kandidatët për shtetësi do të vërtetojnë interesin e tyre ndaj vendit. Një metodë të tillë aplikojnë pothuajse të gjitha vendet e BE-së. Në Gjermani një model i tillë punon që nga viti 2008. Dhe ky është drejtimi, në të cilin duhet të mendohet. Mezi tani do të shikojmë, kur mund të ndodhë kjo.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..