Fshati Bestovica në bashkinë Rodopi të qarkut Plovdiv nuk është ndër fshatrat tipike bullgare, të cilët shpopullohen dhe luftojnë varfërinë dhe papunësinë. Sot në të ka mbi 3000 banorë dhe numri i tyre vazhdimisht rritet. Forca që i mban të rinjtë këtu, vjen nga natyra, e cila ka krijuar kushte të mrekullueshme për rritjen e vreshtave. Secili person i dytë në Brestoviva kujdeset në terren të vet për vreshta. Prodhimi i verës është zanati kryesor për banorët e kësaj krahine, kohën e fundit po rritet interesi ndaj rritjes së varieteteve tradicionale dhe të reja të rrushit për tryezë. “Po thuaj tërë sasia e rrushit për tryezë në tregun tonë vjen nga rajoni i fshatit Brestovica” – lavdërohet Kryetari i komunës Ljuben Radev. Sipas fjalëve të tij, në asnjë vend tjetër të Bullgarisë nuk ka sipërfaqe kaq të mëdha me ekonomi private dhe me prodhim kaq të madh prej vreshtave. Viti i kaluar ishte shumë bujar ndaj prodhuesve të verës. Moti i ngrohtë dhe i thatë që vazhdoi deri në fund të vjeshtës u lejojë agrarëve në kushte të qeta të mbledhin prodhimin e bollshëm të rrushit të ëmbël dhe plotë lëng.
Ljuben Radevi krenohet se  ka arritur të mbrojë patentën për Brestovicën si “kryeqytet i verës” në  Bullgari. Kjo është me rëndësi për imazhin e fshatit dhe i shtyn turistët ta  markojnë më shpesh në kartën me itineraret interesante në Bullgari. Brestovica  gëzon interes të madh si destinacion i verës edhe jashtë shtetit. Para pak kohe  një firmë turistike ka shfaqur interes të hapë përfaqësi të saj aty. “Me këtë  turistët do të rriten edhe më shumë – supozoi Ljuben Radevi. – U jam mirënjohur  prodhuesve të verës në fshatin tonë, përpjekjet për të mirën tonë janë të përbashkëta. Çdo javë takohem me  përfaqësues të tyre dhe diskutojmë ide dhe projekte të reja për zhvillimin e  Brestovicës si qendra e verës në Bullgari. Do të bëjmë një shoqëri, që të mund  të aplikojmë për financim në kuadrin e programeve evropiane për rajonet rurale.  Fshati ynë është i gjallë, ka shumë njerëz të rinj, të cilët merren me  bujqësi.  Kohën e fundit tek unë vijnë  njerëz të cilët shprehin dëshirë të blejnë tokë tek ne. Përveç kësaj  një investitor i madh ka projektuar ndërtimin  e një kompleksi të madh i cili do të shndërrohet në lagjen e re të fshatit. Me  përpjekje të përbashkëta në vitet e ardhshme dotë  përmirësohet infrastruktura e tërësishme në  fshat.”
Një arritje tjetër e madhe  për fshatin është rivendosja e një shtëpie rilindëse e njohur me arkitekturën e  saj që është monument i kulturës. Ideja   për restaurimin e shtëpisë së njohur Vllahova në Brestovia ekziston nga  60 vjet, por që tani janë gjetur mjetet financiare dhe restaurimi u bë fakt.  Shumë shpejtë ajo do të hapë dyer si Muze i verës. Më shumë mësojmë nga Ljuben  Radevi.
“Shtëpia ku do të gjendet  Muzeu i verës, ka histori të pasur, lidhur me qëndrimin e heroit tonë kombëtar  Vasill Levski këtu. Është vërtetuar nëpërmjet tregimeve të bashkëkohëseve, se  ai ka mbërritur në të  nga Karllovo, të  fshehur në një fuçi me verë. Pronari i shtëpisë ka qenë një prodhues i pasur i  verës nga Brestovica i cili ka bërë tregti me krahinën e Karllovos. Shtëpia  është ruajtur shumë mirë, arritëm ta përforcojmë dhe të restaurojmë me mjete  evropiane. Tani mund të shihet në pamjen e saj autentike. Së shpejti do ta  rregullojmë dhe do të vendosim në të eksponate për muzeun e verës. Në të do të  ketë podrum, ku do të ekspozohen pajisje, impiante dhe teknologji për  përpunimin e rrushit dhe prodhimin e verës në periudhat e ndryshme historike.  Një vend të posaçëm do t’i kushtojmë qëndrimit të Vasill Levskit këtu.  Dëshirojmë të mbledhim në një vend gjëra interesante që janë lidhur me fshatin  tonë Brestovica dhe të cilat duhet të dihen dhe mbahen mend nga njerëzit.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: arkiv
Anita Ekenova nga Lioni u shpall “Bullgarja e Vitit – Shën Zllata Mëglenska” për vitin 2024 në një ceremoni të veçantë të organizuar në Sofje nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit. Para 10 vitesh, Anita së bashku me grupin folklorik që..
Në emër të Kreut të Shtetit Rumen Radev, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi Profesor Ma Sipu Urdhrin e Shën Kirilit dhe Metodit, shkallë të parë, njoftoi zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Çmimi u dha në një ceremoni zyrtare në..
Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre..