Vrima e zeze është një trup qiellor jashtëzakonisht i dendur, i përkufizuar si një zonë e hapësirë-kohës, me një tërheqje rëndësore aq të madhe dhe të fuqishme, saqë nuk lejon largimin e asgjëje, madje as dritës. Tingëllon apokaliptike, por dukuria është e shpeshtë në kozmosin e thellë dhe astronomët e vëzhgojnë, kuptohet, nga distanca të parrezikshme për planetin tonë të vogël. Ta krahasojmë vrimën e zezë me korrupsionin, kjo gjithashtu është një dukuri e shpeshtë dhe e tepruar në botën tonë. Por a është vërtetë e tepruar?
Citat: “Korrupsioni është një vrimë e madhe e zezë në zemrën e ekonomisë evropiane”! Këtë e thotë vetë drejtori i organizatës ndërkombëtare “Transparencë pa kufi” Karl Dolan. Sipas një studimi të zhvilluar nga Instituti për Studime Rand Europe me kërkesë të Parlamentit Evropian dëmet për shkak të korrupsionit për tërë BE-në vlerësohen për afro një bilion euro në vit, ose më saktë për 990 mlrd euro, që përbën një të pestën e PBB-së së vendit tonë. Studimi shfrytëzon tri indekse për nivelin e korrupsionit në çdo një prej 28 vendeve-anëtare. Bullgaria zë pozitën e dytë edhe për nga tre treguesit, kurse nivelet tona janë shumë larg atyre mesatare për BE-në.
Për nga indeksi ICGR (International Country Risk Guide), i cili e mat korrupsionin në kuadrin e sistemit politik, lideri është Letonia, kurse pas vendit tonë është Lituania. Për nga treguesi CPI (Corruption Perception Index), i cili mat përvetësimin e niveleve të korrupsionit në kuadrin e vendit dhe të informimit të shoqërisë, para Bullgarisë është vetëm Rumania, kurse pas Bullgarisë është Greqia. Kriteri i fundit COC (Control of Corruption Index), i cili vlerëson udhëheqjen dhe instrumentet efektive për përkrahje shtetërore, e vendos në vend të parë përsëri Rumaninë, kurse në pozitën e tretë pas Bullgarisë është Kroacia.
Mirëpo, dëmet e shkaktuara nga vrima e zezë e korrupsionit nuk janë vetëm ekonomike. Rezultatet e studimit tregojnë se korrupsioni shkakton edhe trauma të konsiderueshme sociale dhe politike. Ato sociale janë lidhur me thellimin e pabarazisë në shoqëri, me nivelet e larta të kriminalitetit të organizuar dhe me superioritetin më të dobët të ligjit. Ato politike janë lidhur me aktivitetin e ulët zgjedhor në zgjedhjet parlamentare dhe me besimin më të ulët në institucionet e BE-së. Dhe jo vetëm në ato të BE-së, por edhe në atyre bullgare, siç shihet edhe nga studimet tona.
Është interesante se sipas RAND Europe më efektiv kundër korrupsionit mund të jetë aplikimi i mekanizmit për bashkëpunim dhe kontroll edhe për vende të tjera nga BE-ja me nivele të larta të korrupsionit përveç Bullgarisë dhe Rumanisë. Kjo do t’i kursente Bashkimit 70 mlrd euro në vit. Një ide e tillë, ndër të tjera, para pak kohe u shpreh edhe nga disa deputetë evropianë të Bullgarisë. Mirëpo, ata kërkuan heqjen e monitorimit ndaj nesh si i padobishëm, ose aplikimin e tij në të gjitha vendet-anëtare të BE-së. Kjo, kuptohet, nuk u miratua nga Komisioni Evropian, i cili aktualisht ka probleme serioze me fluksin e refugjatëve. Ndërsa vrima e zezë e korrupsionit po fiton fuqi gjithnjë e më të madhe gravitacionale.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Mjekë nga institucionet mjekësore bullgare po ekzaminojnë pacientë në fshatin shqiptar Pustec, njofton Ambasada e Bullgarisë në Tiranë . Iniciativa po zhvillohet falë organizimit dhe financimit të fondacionit “Kujtesa Bullgare” dhe themeluesit..
Aktualisht, nga gati 8000 fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, vetëm 850 kanë leje për birësim të plotë. Kjo u njoftua nga Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Ivan Krëstev në një tryezë të rrumbullakët në Sofje, duke sakëtsuar se nga..
Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e BE-së me deficitet më serioze në fushën e lirisë së medias. Ky është përfundimi i Koalicionit të organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e lirisë së shtypit, i cili kreu një mision faktmbledhës..
Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte..
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues..