Deri tani secili që donte të blinte gaz natyror për familjen ose për biznesin e tij, duhej të kërkonte shërbimet e firmës shtetërore “Bullgargaz” ose të firmës private “Overgaz”. Edhe të dy furnizuesit shisnin gaz rus dhe nuk ishin në ndonjë konkurrencë të madhe, sepse kishin arritur marrëveshje për ndarjen e tregut. Nga fillimi i këtij muaji tashmë nuk është kështu dhe gaz mund të blihet drejtpërsëdrejti nga Greqia fqinje, në kohë të afërt edhe nga Rumania dhe Ukraina. Në fakt u lejua që në treg të dalin tregtar-furnizues të rinj dhe konsumatorët nuk janë të interesuar nga do të furnizohet gazi natyror që është i nevojshëm për ta. Një firmë jo e madhe e ndërtimit të makinave në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore u bë pioniere në tregtinë e lirë, duke blerë nga një furnizues i madh ndërkombëtar sasi simbolike të gazit rus për ta testuar tregun.
Ekspertët në vend flasin, se bëhet fjalë për furnizime dhe kontrata virtuale, sepse gazi i cili do të blihet tani për tani vetëm nga Greqia, nuk vjen prej saj, por merret nga gazsjellësi që kalon përmes vendit tonë dhe i cili e furnizon fqinjën tonë jugore.
Çfarë të ardhme do të ketë tregtia ndërkombëtare me gaz në Bullgari ende nuk është shumë e qartë, sepse sistemi i transferimit të gazit mbetet pronë shtetërore të monopolistit “Bullgartransgaz”. Në lidhje me këtë pushtetet në Bullgari janë në konflikt të ashpër me Brukselin, i cili insiston për privatizimin e sistemit të transferimit të gazit dhe për lejimin e kontaktit me tubacionet e furnizuesve të tjerë. Sofja, me gjithë se është kërcënuar me sanksione ne masë 300 mln eurosh, që janë tepër të mëdha për mundësitë e saj modeste, është e vendosur të ruajë kontrollin e shtetit, duke i konsideruar gazsjellësit si element i sigurisë kombëtare të shtetit.
Ka edhe një paqartësi tjetër në lidhje me të ardhmen e tregut të lirë të gazit në Bullgari dhe ajo ka të bëjë me çmimet dhe shembullin që dha tregu i energjisë elektrike i cili u bë i lirë nga rregullimet e shtetit. Burimet e reja të gazit duhet t’u ofrojnë kushtet me të leverdishme financiare konsumatorëve, për ndryshe ata nuk do të kenë stimuj dhe arsye të heqin dorë nga partnerët e tyre të deritanishëm tregtarë. Kjo nuk është e sigurt, sepse në praktikë në këtë moment të gjithë furnizohen vetëm nga gjiganti rus “Gazprom”, i cili nuk bën ndonjë dallim midis shteteve të veçanta, nga të cilat Bullgaria mund të blejë gaz. Përveç kësaj, liberalizimi i tregut të energjisë elektrike tregoi, se në qoftë se ka ndonjë dobi për konsumatorët e fundit, ajo do të vijë pas një periudhe të caktuar dhe se spostimi i monopolistëve ekzistuesë është një punë e vështirë dhe e ngadaltë.
Liberalizimi i furnizimeve të gazit natyror lidhet ngushtë me njërin prej projekteve të dashur të Kryeministrit Bojko Borisov. Fjala është për qendrën shpërndarëse të gazit në bregun e Detit të Zi, e cila të ofrojë të gjitha shteteve më të afërta dhe më të largëta nga Evropa Qendrore dhe Lindore gaz mbi parimet e tregtisë së lirë. Deri tani njëra prej pikëpyetjeve në drejtim të kësaj qendre shpërndarëse lidhej me burimet e furnizimit të sasive të nevojshme të gazit. Ja tani, hapen mundësi të reja për tregtarët, për konsumatorët dhe për konkurrencën.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se..