Më 19 korrik shënojmë 100-vjetorin e lindjes së një bullgari të madh – togerit Dimitër Spisarevski(pas vdekjes së tij e graduan kapiten, kurse në vitin 2009 – kolonel të Forcave Ushtarako-Ajrore të Bullgarisë). Ai mbeti në histori me guximin dhe me sakrificën e vet në fluturimin e tij të parë dhe të fundit luftarak. Më 20 dhjetor 1943 në Luftën e Dytë Botërore aeroplanët bombardues amerikanë për herë të radhës bombarduan Sofjen. Pasi përfundoi të gjitha municionet e tij, Spisarevski goditi me aeroplanin e vet një nga bombarduesit amerikanë, duke shpëtuar shumë qytetarë të pafajshëm.
Përveç së kaluarës së famshme Bullgaria ka edhe të ardhmen e vet – këta janë pilotët e rinj elitarë. Një prej tyre është kapiteni Boris Masllarov. Dashuria e tij ndaj aviacionit lindi akoma në fëmijëri, kur për herë të parë në qiellin e qytetit të lindjes – Veliko Tërnovo shikonte avionët:
“Më kujtohet se isha me miqtë e mi – ata folën diçka, kurse unë shikova vetëm avionët. Nuk i dëgjova fare, isha magjepsur. Profesioni i pilotit ushtarak është shumë përgjegjës, ai të provokon, bën kështu që në çdo një çast të japësh gjithçka, të tregosh mundësitë e tua. Pikërisht dinamika, adrenalina dhe përpikëria në punë janë gjërat që më stimulojnë, bëjnë kështu që të ndihem i gjallë dhe i dobishëm, bile ka momente në ta cilat pyes veten – a zgjodha unë profesionin, apo ai më zgjodhi mua.”
Rruga drejt realizimit të ëndrrës së madhe kalon përmes studimit në Fakultetin e Aviacionit të Universitetit Ushtarak Kombëtar “Vasill Levski” në Veliko Tërnovo. Pastaj përmes përgatitjes në shkollën për pilotë në qytetin Dollni Mitropolia. Sot kapiteni Masllarov është një nga gjashtë pilotët më të mirë, të cilët janë përfshirë në programin e ri për përgatitjen e pilotëve të avionëve gjuajtës.
Çfarë është ndjenja kur drejton një avion ushtarak?
“Është shumë e vështirë ta përshkruaj ndjenjën me fjalë. Ky është një avionë shumë i fuqishëm. Fluturimi është dinamik, gjërat zhvillohen shpejtë. Pilotët me përvojë më të madhe gjithmonë thanë se mendja e pilotit duhet të jetë gjithmonë para avionit, për të qenë i përgatitur për çdo një situatë.”
Nga kabina e pilotit të MiG-29 Bullgaria duket kështu: “Si një perlë e vogël në kaltërsinë e pafund. Avioni ngrihet, unë shikoj poshtë dhe vetëm falënderoj se ajo ekziston”.
Çfarë do të thotë të jesh pilot ushtarak nga Forcat Ushtarako-Ajrore?
“Çdo një njeri në jetën e tij ka një kauzë, në të cilën beson. Unë besoj se kauza ime është që të jem pjesë e Ushtrisë Bullgare. Besoj në atdheun tim dhe vendimi im është që ta mbroj atë. Ky është edhe misioni im – t’i shërbej shtetit tim.”
Sipas kapitenit Masllarov kushtet e rënda në punë, jo vetëm në Bullgari, kudo që të ndodhesh, bëjnë kështu që ekipi të bëhet më i fortë, njerëzit të besojnë në njëri tjetrin. Sipas tij sot shumë njerëz të rinj shfaqin interes për këtë profesion përgjegjës.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografitë janë ofruar nga Forcat Ushtarako-Ajrore të Bullgarisë
"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..
Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..
Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..