Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e ekspozitës në ndihmë të fëmijëve, të cilët janë të plagosur gjatë aksidenteve rrugore

Foto: BTA

Ashtu si në përralla, gjithmonë paraqitet e mira dhe sjellë shpresë-ky është mesazhi  i ekspozitës bamirëse-konkurs me një tematikë lidhur me krishtlindjen të renditur në hyrjen e Mermertë të Radios Kombëtare Bullgare. Ekspozita është e titulluar “Përralla dimërore” dhe është një pjesë nga salloni i vjeshtës “Hyrja e karikaturës 2016”, që jep një fushë për shfaqje të talenteve të rinj. Kauza dhe qëllimi i përbashkët është grumbullimi i parave për fëmijët, të cilët janë të plagosur gjatë aksidenteve rrugore. Rreth saj bashkohen drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Aleksandër Velev, avokatja e popullit e Bullgarisë Maja Manollova, kryetari i Kryqit të Kuq Bullgar Hristo Grigorov, Lidhja e piktorëve bullgar-karikaturist dhe partia e humorit të Mirë në Bullgari. Mjetet grumbullohen përmes shitjes së kartolinave të posaçme në lidhje me krishtlindjet me krijime të piktorëve, si dhe me një pikturë të përbashkët , në të cilën miqtë zyrtar rikrijuan “përrallën e vet dimërore”. “E përkrahim këtë kauzë për shkak të statistikës së mjerë, e cila tregon se, që nga fillimi i vitit gjatë aksidenteve në rrugë janë vrarë 32 fëmijë”-shënoi drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare . Familja është vendi i parë, që ku fillon edukimi i fëmijëve” tha në fjalët e saj përshëndetëse avokatja e popullit Maja Manollova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Burgas

Qytetet bullgare nisin garën për Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2032

Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..

botuar më 25-02-04 7.20.PD

Në vitin 2024 bullgarët më të rinj janë nga Ukraina dhe Turqia

Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..

botuar më 25-02-03 11.08.PD

Një koloni e re e pelikanit të rrezikuar dalmat u shfaq pranë qytetit Burgas

Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..

botuar më 25-02-02 10.15.PD