Njëri kompozicion, i cili ka një premierë botërore, është Uvertura nga krijimi muzikor “Ali Baba” të Rumen Bojaxhiev-biri i cili është i përmbushur me një artistizëm të lart krijues. Ai është kompozitor dhe orkestrat shumëvjeçar, dhe bashkëpunëtor i orkestrës së radios tonë. Krijimi i dytë i ri për Bullgarinë është “Frozen in time” për marimba dhe orkestër nga Avner Dorman, i cili ka lindur gjatë vitit 1975 në Tel Aviv-Izrael , nxënës i Juilliard School. Per momentin ai është dirigjent dhe drejtor muzikor i orkestrës së dhomës së Clevelandës –CityMusic Cleveland Chamber Orchestra. Solist i koncertit do të jetë e reja Vasilena Serafimova-perkusione. Gjatë vitit 2004 ajo përfundon studimet e saj në shkollën Kombëtare të Arteve “Panajot Pipkov”shkëlqyeshëm, për të cilën është e dekoruar me diplomë Kombëtare nga Ministria e Arsimit dhe të Shkencës të Republikës së Bullgarisë. Mëson në Konservatorin Kombëtar regjional në Versajë. Gjatë vitit 2007 Vasilena është e pranuar në vendin e parë në Konservatorin e Lartë Kombëtar për muzikë dhe vallëzim në Paris në klasën e Mishell Seruti. Është soliste e katër orkestrave të ndryshme franceze dhe është bursiste e Fondacionit Banque Populaire-Francë.
Maestro Rosen Gergov tregon për zgjedhjen e tij të krijimeve moderne dhe të klasikes të Betovenit.
“Ky koncert është një pjesë nga ideja tonë të prezantojmë gjëra të reja përpara publikut dhe opinionit shoqëror, duke qenë me rëndësi të ketë premiera botërore dhe të kompozitorëve bullgar. Rumen Bojaxhiev-biri është një emër i njohur në Bullgari si kompozitor dhe aranzhim. Ai propozoi uverturën e vet ndaj krijimit muzikor “Ali Baba”, të cilin do ta prezantojmë gjatë ditës së premte. Doja që në program të ketë dhe një lloj më të ndryshëm solisti dhe u ndala mbi Vasilena Serafimovën me marimba. Ky është një instrument i rrallë i prezantuar solisti, kurse ajo tanimë është shumë e njohur dhe e talentuar. Ajo e propozoi këtë koncert në Avner Dorman, i cili është mjaft sfidues për të gjithë, më në veçanti për të. Një krijim interesant, me elemente etnike në vetvete, që përmban xhaz, rok. Muzika është moderne deri aq , derisa është shkruar tani. Bojaxhiev-biri përdor një orkestër fare tradicionale dhe po kështu dhe një tingëllim të tillë. Kurse simfonia e 5 e Betovenit shpresoj të jetë një magnet për publikun, i cili e do dhe e pëlqen. Ajo do të interpretohet me shumë energji dhe forcë.”
Për krijimin e vet të ri tregon vet autori - Rumen Bojaxhiev-biri:
“Dekorata më e madhe për një kompozitor është të dëgjojë krijimin e vet të interpretuar nga orkestra simfonike. Në Bullgari dekorata më e madhe është që ajo të interpretohet pikërisht nga orkestra e radios. Kam një qëndrim të veçantë ndaj këtij grupi, sepse kam punuar me të dhe si orkestrat dhe si kompozitor dhe krijues të aranzhimeve. Për herë të radhës po provoj një kënaqësi të madhe, gëzim dhe stimul të vazhdoj përpara. Kur dëgjoj një krijim, të përmbushur në këtë mënyrë, jam i lumtur. Ideja ime është të bëj një triptik prej operetave për fëmijë mbi përrallat e njohura. 2 prej tyre janë të Andersenit, kurse e treta është “Ali Baba dhe 40 hajdutët”. Kjo uverturë është gjëja e parë e gatshme nga opereta e dytë pas “shitësja e vogël e shkrepëseve” e cila kishte një sukses shumë befasues për mua. Ky është një start shumë i mirë për premierën time-të përmbushur nga ky orkestër dhe një dirigjent i tillë. Ajo do të japë drejtimin sesi të përfundoi ky krijim muzikor, i cili shpresoj të pëlqehet nga fëmijët.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-së, transmeton BTA. Përzgjedhja e..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe..