Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Xha Hazim nga fshati Ljuljakovo: “Pylli është jeta ime”

БНР Новини
Foto: arkiv

Bai Hazim (Xha Hazim)-Pylltari – kështu e quajnë atë njerëzit në shenjë respekti për punën e tij 30-vjeçare, kushtuar pyllit. “Për mua ai është tërë jeta ime – pohon ai. – Çdo mëngjes hyj brenda tij si një mjek, duke vëzhguar çdo një dru për dëmtues dhe sëmundje. Pastaj raportoj në Pylltari. Për 30 vjet kam mbjellë shumë fidanë dhe sot, kur kaloj afër pyllit të mbjellë nga unë, emocionohem shumë. E njoh çdo një dru, çdo një shteg. Në rajonin e fshatit Ljuljakovo ka pyje lisi, ahu dhe më pak pyje me pisha. Unë mendoj se pyjet e ahut duhet të rinovohen vazhdimisht – d.m.th. vazhdimisht të mbjellim fidanë të rinj. Atëherë ata bëhen më të qëndrueshëm dhe më të fortë. Kjo kërkon shumë kohë dhe mundime”. Ne nga Radio Bullgaria e përshëndesim Bai Hazim me rast të Javës së Pyjeve. Transmetojmë dhe mesazhin e tij: “E doni pyllin bullgar, krenohuni me të, siç unë krenohem me këtë se e shërben atë”.

Përveç për pyjet, Bai Hazim kujdeset edhe për disa pemishte. U takuam me të në një prej tyre – plot me pemë të çelur me ngjyrë të bardhë. Falë subvencioneve evropiane, me të cilat ai ka blerë teknikën e domosdoshme dhe fidanë, ai bashkë me familjen e tij kujdeset për 15 dynymë me qershi dhe 12 dynymë me kumbulla. Kur e pyes atë për gjendjen e pemëve pas dimrit të gjatë dhe të ftohtë, ai më shpjegon se pas dimrit s’ka dëme në pemishtet e tij, mirëpo tani jemi në periudhën më të vështirë për secilin pemëtar – stinën e brymave pranverore. Për këtë arsye Bai Hazim akoma në dimër ka grumbulluar kashtë të lagur nën secilën pemë të tij. Dhe netët pa re, kur pritet brymë, kashta ndizet. Kështu në sajë të tymit evitohen dëmet të pemëve. Fidanët e qershive janë të llojit “Van”. Bai Hazim e pëlqen këtë lloj sepse qershitë mund të hahen menjëherë dhe kanë një pamje të mirë tregtare.

СнимкаNdoshta Bai Hazim gjithashtu ka probleme ne shitjen e frutave të prodhuara. E pyes për këtë. Mirëpo sipas tij kjo është gjëja më e lehtë. Fshati Ljuljakovo ndodhet afër bregut të Detit të Zi dhe në fillim të sezonit turistik ai i shes të gjitha frutat me çmime mjaft të mira. Ai krenohet edhe me kumbullat e tij, për të cilat kujdeset tashmë 8 vjet.

Kumbullat kërkojnë më pak kujdese në krahasim me qershitë. Nuk ka nevojë për aq shumë punë. Dhe tërë vjelja realizohet në fshat – njerëzit blejnë frutat për komposto, marmelatë, apo raki. Në fund të gushtit shes të gjitha frutat”. Sipas tij njerëzit që dëshirojnë të merren me këtë punë duhet të dinë, se me mbjelljen e pemëve nuk mbaron puna. Atëherë fillon më e vështira – lëvrimi i tokës, kontrollimi i insekteve, krasitja në kohën e duhur, pllenimi, mbrojtja nga ngricat dhe reshjet.

Në fund të takimit tonë Bai Hazim na fton përsëri të kthehemi në Ljuljakovo në qershor për të provuar qershitë e tij. E më vonë, në gusht, para pushimeve tona bregdetare – përsëri. Atëherë do të provojmë kumbullat e ëmbla, të cilat janë një dhuratë e paçmueshme e kësaj pjese të shtetit tonë, afër qyteteve Shumen dhe Ajtos.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

95 për qind e japonezëve e njohin kosin bullgar

Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..

botuar më 25-10-14 2.52.MD

Mbi 20 000 bullgarë dhe kompani nga jashtë - përdorues të faqes për punë në atdheun e tyre

Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..

botuar më 25-10-14 11.58.PD

Pse drejtuesit e huaj të kamionëve bëhen objekt i korrupsionit në rrugët e Bullgarisë

Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..

botuar më 25-10-13 7.10.PD