Që nga fillimi i stinës së re politike gjatë shtatorit shteti filloi një ofensivë të vërtetë kundër përfaqësuesve të shquar të biznesit bullgar, të cilët ishin dyshuar dhe akuzuar për larje të parave të pista, fshehje tatimesh, abuzime me mjetet e Bashkimit Evropian, falsifikim të prokurimeve publike, kontrabandë, prodhim ilegal të alkoolit dhe cigareve etj.
Objekti i parë ishte një nga pronarët më të mëdhenj të hoteleve në Bullgari – Vetko Arabaxhiev, familja e tij dhe partnerët e tij. Vetë fakti se gjatë kontrollit në disa prej hoteleve të tij në vend u zbuluan më shumë se 5 mln euro cash me prejardhje të panjohur shkakton mjaft dyshime. Derisa autoritetet hetonin krimet e tij eventuale hotelieri dhe bashkëshortja e tij ishin në vilën e tyre në Francë. Ku janë tani, nuk dihet, por është e sigurt se nuk janë në Bullgari. Hetuesit janë të bindur se tërë familja Arabaxhievi ka biznes ilegal dhe paratë e gjetura në zyrat e tyre nuk janë fituar në mënyrë të ligjshme.
Pas pronarëve të hoteleve, nën goditjen e organeve legjislative ishte biznesi i alkoolit. Pronari i distilerisë së dytë për nga madhësia në vend, në qytetin Karnobat, Minjo Stajkov u kap, ndërsa pas kësaj uzina e tij për prodhim pijesh alkoolike dhe verëra u kontrollua me qëllim gjetjen e provave për prodhim ilegal dhe mospagim taksash. Kantina e verës “Çernomorsko Zllato” /“Ari i Detit të Zi”/ e një prej afaristeve më të shquara bullgare Petja Sllavova gjithashtu ishte kontrolluar.
Në listën e veprimeve të organeve të rendit u shtua dhe skandali i lidhur me një nga kompanitë prijëse në fushën e ndërtimit GP Group dhe vetë Kryeministri Bojko Borisov urdhëroi që ajo të hiqet nga të gjitha projektet e financuara nga Brukseli. Dhe kjo u bë pasi në mediet dolën të dhëna për mashtrime të shumta nga ana e saj me mjete evropiane.
Të gjitha këto aksione në fjalë të autoriteteve që kanë të bëjnë me dyshime për praktika të paligjshme të përfaqësuesve të biznesit të madh në vend flasin për probleme ndërmjet rrjeteve të afaristëve dhe institucioneve shtetërore. Cilat pikërisht janë ato, kush dhe pse i provokon, tani për tani nuk është e qartë. Por është e qartë se të gjitha masat e ndërmarra kundër informalitetit, korrupsionit dhe mashtrimeve po ndikojnë pozitivisht imazhin e qeverisë . Në Bullgari askush nuk i do personat e pasur dhe të suksesshëm, sepse dominon mendimi se mirëqenia e tyre nuk është arritur në mënyrë të ndershme. Nga kjo pikëpamje veprimet e organeve kompetente duhet të provokojnë miratim. Por nga ana tjetër skandale, akuza, arreste, kontrollime dhe sekuestrime të ngjashme ka pasur edhe më parë, por deri më sot nuk ka asnjë biznesmen të madh të ndëshkuar. Dhe nuk është e rastit se Brukseli mendon se problemi më i madh i Bullgarisë është drejtësia. Gjyqësori ynë nuk mund të zgjidhë kazuse të ndërlikuara dhe raste të rënda të korrupsionit. Bullgaria ka nevojë për biznes të hapur, të ndershëm dhe transparent, i cili respekton ligjet, kurse biznesi ka nevojë për qëndrueshmëri dhe respekt nga ana e autoriteteve shtetërore.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva, Jordanka Ivanova
Në fund të vitit 2024, kishte mbi 80 000 persona me pensione dhe shtesa të dhëna sipas rregulloreve evropiane dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Këta janë bullgarë që kanë punuar në 44 vende të BE-së..
“Të gjitha frikët për futjen e euros do të kapërcehen brenda një ose dy muajsh pas 1 janarit 2026, pas së cilës do të duhet të kombinojmë përfitimet.” Kjo u tha nga Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev në një takim informues mbi futjen e euros në..
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale propozon që nga viti i ardhshëm paga minimale të bëhet 1213 leva ose 620,20 euro – 136 leva më shumë se aktualisht (1077 leva), deklaroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, pas mbledhjes së..
Në Sofje, më 30 tetor 2025, u zhvillua Takimi Ekonomik për Investime Shqipëri–Bullgari, një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka qenë në eurozonë për një kohë të gjatë. Çmimet nuk do të pësojnë ndryshime të rëndësishme pas futjes së..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 3 për qind këtë vit. Në vitin 2026, shkalla e rritjes do të ngadalësohet në 2.7 për qind, parashikon Ministria e..