Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një sukses i madh për filarmoninë e Sofjes në turneun e saj të parë në Kinë


Në historinë 90 vjeçare të filarmonisë së Sofjes për herë të parë muzikantët u takuan me publikun kinez. Muzikantët bullgarë e përcollën vitin 2018 në skenën e përmbushur plotë e përplot në Çuncin – një nga katër qytetet më të mëdha në Kinë.

Vlladimir Xhambazov i cili vite të tëra me radhë i bie kornos në orkestër, dhe i cili është po kështu dhe kompozitor dhe në këtë rast - organizator i turneut, tregon përshtypjet e tij:

"Është me rëndësi se, kjo ishte një turne jashtëzakonisht e suksesshme në Kinë. Unë kam nderin të jem  tanimë 38 vjet në këtë orkestër dhe me të kam udhëtuar kudo, përfshi dhe në shtetet e Lindjes së largët. Por, për herë të parë ekzekutojmë përpara publikut kinez. Dhe unë, si dhe kolegët e mi jemi jashtëzakonisht të lumtur, se pas kësaj vizite të parë, të paktën 10 000 kinezë tashmë dinë se ku ndodhet Bullgaria dhe se cili është arti muzikor bullgar. Për 20 ditë ishim në 12 qytete – Shangai, Daliyan, Çengdu, Ningbo, Pekin e të tjerë. Ishim dhe në qytetin Çonkin, i cili doli se është me 30 milionë banorë. Ky është një qytet jo aq i madh për përpjesëtimet e Kinës, në të cilin jetojnë 14 etnose. Përpjesëtimet janë të mëdha dhe nuk ka sesi njeriu ti përfytyrojë, derisa nuk i shikon vetë. Mundin të realizojnë projekte të mëdha, dhe posaçërisht për to ndërtojnë dhe sallat përkatëse. Orkestra jonë ekzekutoi në salla krejtësisht të reja për koncerte, të cilat në bazë të arkitekturës dhe akustikës, nuk mendoj se nuk mund të krahasohen me të tjera nëpër botë. E dinë se, gjatë viteve të fundit Kina është jashtëzakonisht e hapur për kulturën. Në koncertet tona kishte shumë fëmijë, të cilët kishin ardhur me prindërit e vet.

Konstantin Ilievski

Organizimi i këtij turneu qe mjaft i ndërlikuar, për më tepër për shkak të fluturimeve të shumta dhe të gjata. Për kohën në të cilën qemë aty, nevojitej të udhëtojmë pothuajse për ditë me avion në distanca të mëdha. Në turne u nis rreth gjysma e grupit të Filarmonisë – 52 veta. Solistët, të cilët i kishim ftuar për turneun, ishin sopranoja Maria Cvetkova-Maxharova dhe tenori Dejan Maksimoviç /nga Serbia/. Programi, të cilin e prezantuam – vepra të Strausit /atë e bir/, arie prej operave dhe operetave, Valle Hungareze të Bramsit... repertor, i njohur shumë mirë për ne, por jo aq shumë për publikun kinez. Me këtë muzikë festuam festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri aty. Këto festa, pavarësisht se nuk janë nga karakteristike për kulturën vendase, kinezët mundohen t'i pranojnë dhe të përshtaten me ta, si një pjesë nga hapja e vendit ndaj botës. Vërejtjet tona janë se publiku  është jashtëzakonisht kureshtar dhe shumë muzikor. Dëgjonin me një interes të madh."

Dy dirigjentë e ndanin pultin e koncerteve në Kinë–Konstantin Ilievski dhe Antëni Armore (Italia / Shtetet e Bashkuara). Media të shumta i pasqyruan shfaqjet e filarmonisë së Sofjes. Akoma derisa grupi ka qenë aty, ka marrë propozime të reja për vizita të tjera të ardhshme në Kinë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

“Kutia postare për përralla” vazhdon të udhëtojë mes bullgarëve jashtë vendit

Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..

botuar më 24-09-27 6.10.PD

Muzikantët e rrugës performojnë në skena të shumta në natyrë në kryeqytet

Edicioni i dytë i festivalit për muzikën e rrugës dhe kulturën autentike urbane Street Music Fest pret fansat e tij nga 27 deri më 29 shtator në sheshin "Sllavejkov" të kryeqytetit. Forumi gazmor plot ngjyra do të mbledhë muzikantët e rrugës së..

botuar më 24-09-27 5.50.PD

"Diçka më e mirë"

Muzikantët nga DEEP ZONE Project na ofrojnë përsëri një kombinim të tingullit të klubit me atë të folklorit bullgar në këngën e tyre "Diçka më e mirë", këtë herë së bashku me Bisera dhe Lidija. Kur Dian Savov, i njohur si DJ Dian Solo, i kërkoi dy..

botuar më 24-09-24 6.15.PD