Spitali në qytetin Tutrakan buzë Danubit u rendit mes 3 nga spitalet më të mira në vend në fushën e obstetrikës dhe gjinekologjisë në klasifikimin kombëtar “Spitalet më të mira në Bullgari”. Repartet në klinikën gjinekologjike janë krejtësisht të rinovuara me ndihmën e dhurimeve të shumta, dhe po kështu në saje të projekteve me financim evropian. Spitali ka certifikata evropiane për kirurgji minimale invazive, kurse posaçërisht në gjinekologji, mbi 84% nga të gjitha operacionet zhvillohen në bazë të metodës së endoskopisë.
“Mundohemi në çdo drejtim të mund të jemi në një nivel evropian dhe në shërbim të pacientëve, të cilët na besojnë – kështu doktori Ljubomir Bojçev, shef i departamentit të gjinekologjisë në spital komenton sukseset e ekipit të vet. Ky është një vlerësim, i cili nuk bazohet vetëm mbi mendimet e pacientëve, por mbi bazën e kualifikimeve, specializimit, operacioneve të bëra, menaxhimit të strukturës përkatëse. Qëllimi ynë gjithmonë ka qenë të jemi në shërbim të njerëzve, të cilët kanë nevojë prej nesh- shënon ai dhe shton:Kjo është një njohje e shkëlqyer për të gjitha përpjekjet të cilat i kemi bërë gjatë viteve, që të mund të arrijmë këtë rezultat. Unë e drejtoj repartin që nga viti i largët 1996. Kjo do të thotë se tanimë 23 vjet jam shef i tij dhe me të vërtetë kam futur mjaft energji dhe në kualifikimin e njerëzve dhe në formimin e ekipeve të nevojshme dhe në pajisje. Aq më tepër, se ne u bëmë dhe një bazë për arsim. Tanimë dy specializantë morën specializim tek ne dhe mbetën në repartin tonë, kurse një specializant i ri i tretë do të japë provime për të marrë specialitet. Kjo do të thotë se kemi një ekip të ri shumë solid, të cilin jam të lumtur se munda ta bashkoj dhe në këtë mënyrë të formojmë repartin tonë."
Si një spital i vogël në një qytet provincial arrin të tërheqë njerëz të rinj? Financimi i kufizuar nga Arka Shëndetësore në praktikë nuk i mbulon shpenzimet reale për shërimin e pacientëve, prandaj dhe rrogat e punonjësve mjekësorë nuk janë nga më tërheqëset.
"Ajo, e cila na çon përpara është jo të luftojmë me problemet, por të afirmojmë gjërat e mira – vë në dukje doktori Ljubomir Bojçev. – Është më se e qartë se problemet janë për të gjithë, por e mira duhet të zhvillohet. Prandaj kemi vendosur që të afirmojmë këtë e cila është në dobi të njerëzve. Aq sa mundemi. Më besoni, kemi investuar shumë përpjekje në çdo gjë. Kuadro nuk arrijnë në të gjithë vendin, ne nuk bëjmë përjashtim dhe tek ne po kështu ka një mangësi, por mund të them se ky problem është i pjesshëm. Lë për të dëshiruar lidhur me pagesën, mundësitë dhe limitet. Pavarësisht nga kjo mendoj se duhet t’u jepet shpresë njerëzve të rinj. Ata duhet të dinë se mund të zhvillohen. Kjo është shumë e rëndësishme."
Vetë doktori Bojçev ka 10 specializime jashtë vendit (në Vjenë, Strasburg dhe Nim). Në repartin e tij lindin rreth 500 fëmijë në vit. Mbi 65% nga pacientët të cilët kanë qenë në klinikën gjinekologjike janë jashtë strukturës së regjionit të cilin e shërben:
"Në praktikë ne pranojmë pacientë nga i gjithë vendi. Qëllimi ynë i vetëm është që të mund t’u jemi të dobishëm atyre, të cilët kanë nevojë prej nesh. Këtu me të vërtetë kryen operacione mjaft inovative. Ne jemi disa nga të parët në vend, të cilët filluam me kirurgji minimale invazive. Në praktikë i gjithë ekipi, i cili është i përbërë prej 32 vetave kontribuon për këtë. Dua të përshëndes të gjithë ekipin tonë për punën e palodhshme në vazhdim të 24 orëve."
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: mbaltutrakan.com
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..