Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përse lejlekët sjellin bebe në Tutrakan?

Spitali në Tutrakan me standarde të larta në shërbimet shëruese

Spitali në qytetin Tutrakan buzë Danubit u rendit mes 3 nga spitalet më të mira në vend në fushën e obstetrikës dhe gjinekologjisë në klasifikimin kombëtar “Spitalet më të mira në Bullgari”. Repartet në klinikën gjinekologjike janë krejtësisht të rinovuara me ndihmën e dhurimeve të shumta, dhe po kështu  në saje të projekteve me financim evropian. Spitali ka certifikata evropiane për kirurgji minimale invazive, kurse posaçërisht në gjinekologji, mbi 84% nga të gjitha operacionet zhvillohen në bazë të metodës së endoskopisë.

Mundohemi në çdo drejtim të mund të jemi në një nivel evropian  dhe në shërbim  të pacientëve, të cilët na besojnë kështu doktori Ljubomir Bojçev, shef i departamentit të gjinekologjisë në spital komenton sukseset e ekipit të vet. Ky është një vlerësim, i cili nuk bazohet vetëm mbi mendimet e pacientëve, por mbi bazën e kualifikimeve, specializimit, operacioneve të bëra, menaxhimit të strukturës përkatëse. Qëllimi ynë gjithmonë ka qenë të jemi në shërbim të njerëzve, të cilët kanë nevojë prej nesh- shënon ai dhe shton:Kjo është një njohje e shkëlqyer për të gjitha përpjekjet të cilat i kemi bërë gjatë viteve, që të mund të arrijmë këtë rezultat. Unë e drejtoj repartin që nga viti i largët 1996. Kjo do të thotë se tanimë 23 vjet jam shef i tij dhe me të vërtetë kam futur mjaft energji dhe në kualifikimin e njerëzve dhe në formimin e ekipeve të nevojshme dhe në pajisje. Aq më tepër, se ne u bëmë dhe një bazë për arsim. Tanimë dy specializantë morën specializim tek ne dhe mbetën në repartin tonë, kurse një specializant i ri i tretë do të japë provime për të marrë specialitet. Kjo do të thotë se kemi një ekip të ri shumë solid, të cilin jam të lumtur se munda ta bashkoj dhe në këtë mënyrë të formojmë repartin tonë."

Si një spital i vogël në një qytet provincial arrin të tërheqë  njerëz të rinj? Financimi i kufizuar nga Arka Shëndetësore në praktikë nuk i mbulon shpenzimet reale për shërimin e pacientëve, prandaj dhe rrogat e punonjësve mjekësorë nuk janë nga më tërheqëset.

"Ajo, e cila na çon përpara është jo të luftojmë me problemet, por të afirmojmë gjërat e mira – vë në dukje doktori Ljubomir Bojçev. – Është më se e qartë se problemet janë për të gjithë, por e mira duhet të zhvillohet. Prandaj kemi vendosur që të afirmojmë këtë e cila është në dobi të njerëzve. Aq sa mundemi. Më besoni, kemi investuar shumë përpjekje në çdo gjë. Kuadro nuk arrijnë në të gjithë vendin, ne nuk bëjmë përjashtim dhe tek ne po kështu ka një mangësi, por mund të them se ky problem është i pjesshëm. Lë për të dëshiruar lidhur me pagesën, mundësitë dhe limitet. Pavarësisht nga kjo mendoj se duhet t’u jepet shpresë njerëzve të rinj. Ata duhet të dinë se mund të zhvillohen. Kjo është shumë e rëndësishme."

Vetë doktori Bojçev ka 10 specializime jashtë vendit (në Vjenë, Strasburg dhe Nim). Në repartin e tij lindin rreth 500 fëmijë në vit. Mbi 65% nga pacientët të cilët kanë qenë në klinikën gjinekologjike janë jashtë strukturës së regjionit të cilin e shërben:

"Në praktikë ne pranojmë pacientë nga i gjithë vendi. Qëllimi ynë i vetëm është që të mund t’u jemi të dobishëm atyre, të cilët kanë nevojë prej nesh. Këtu me të vërtetë kryen operacione mjaft inovative. Ne jemi disa nga të parët në vend, të cilët filluam me kirurgji minimale invazive. Në praktikë i gjithë ekipi, i cili është i përbërë prej 32 vetave  kontribuon për këtë. Dua të përshëndes të gjithë ekipin tonë për punën e palodhshme në vazhdim të 24 orëve."

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: mbaltutrakan.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD