Në prag të festës më të ndritshme bullgare të shkrimit sllav, arsimit dhe kulturës bullgare – 24 maj, ne hedhim një vështrim drejt gjuhës së paraardhësve tanë. Për bullgarët ajo është pasqyrimi i identitetit tonë kombëtar, mbartës i simboleve të rëndësishme dhe i funksioneve komunikative. Këtë e tregojnë dhe rezultatet e studimit zyrtar të qëndrimeve publike lidhur me gjuhën bashkëkohore letrare bullgare, të zhvilluar nga Instituti i Gjuhës Bullgare dhe Katedra e Gjuhës Bullgare pranë Fakultetit të Filologjisë Sllave të Universitetit të Sofjes.
"Për çdo një bullgar është i rëndësishëm motivacioni për respektimin e normave letrare të shkrimit – shpjegon profesoresha Krasimira Aleksova, anëtare e ekipit, i cili e ka zhvilluar studimin. Për ne ishte me rëndësi lidhja e drejtpërdrejtë me të gjithë, të cilët interesohen nga gjuha moderne letrare bullgare dhe nga tendencat në të, që i prekin disa nga normat gramatikore."
Studiuesit ndjekin se në cilat sfera dhe situata më shpesh bëhen gabime dhe nëse bullgarët miratojnë zëvendësimin e alfabetit cirilik me atë latin ose me simbole të tjera gjatë komunikimit jozyrtar, dhe po kështu dhe nëse shkolla është një nga faktorët më të rëndësishëm për respektimin e normave letrare. "Çdo një gjuhë zhvillohet, prandaj dhe normat e saj janë në një stabilitet relativ – sqaron profesoresha Aleksova. Prandaj është me rëndësi të vihet re nëse ka kalim nga një gjendje e normës letrare drejt ndonjë tjetre. Personat, të cilët marrin pjesë në studim e përcaktojnë gjuhën bullgare si faktori më i rëndësishëm i identitetit tonë kombëtar. Ajo është bile para simboleve të tilla si flamuri, stema, himni, përkatësia kulturore dhe fetare. Ajo kryen funksionin, i cili na bashkon, na integron dhe në të njëjtën kohë na formon dhe na dallon nga popujt e tjerë. Dy të tretat prej të anketuarve janë mbrojtës të idesë për pastërtinë dhe pasurinë e gjuhës bullgare dhe të paprekshmërisë së saj."
Studimi tregon po kështu se bullgari e ngarkon shkollën me detyrën më të madhe për arsimimin e të rinjve. Prandaj e konsideron këtë institucion si një nga më të rëndësishmet për përvetësimin e normave letrare.
"Kjo sipas nesh është një nga pikëpamjet afatgjata të bullgarit për vendin shumë të rëndësishëm të shkollës dhe detyrën e mësuesit për studimin dhe përdorimin e normave letrare. Interesante është po kështu se dy të tretat prej të anketuarve mendojnë se gjuha e folur duhet t’i ndjekë normat e gjuhës me shkrim. Kjo ndodh sepse pikërisht gjuha e shkruar është forma zyrtare e gjuhës. Normat e saj letrare mësohen me këmbëngulje në shkollë, edhe pse gjuhëtarët janë gjithmonë të vetëdijshëm se inovacionet vijnë në komunikacionin gojor dhe padyshim duhet t’i marrim parasysh. Kolegët nga Seksioni për Gjuhën Bashkëkohore Bullgare me shumë vëmendje ndjekin gjendjen moderne të gjuhës sonë, nëse është e domosdoshme të bëhen ndryshime me shkrim sa i përket komunikimit gojor."
Në ndryshim nga gjuhët angleze dhe franceze, të cilat kanë një tip etimologjik të drejtshkrimit, domethënë merret parasysh fakti sesi është shkruar dikur një fjalë, drejtshkrimi bullgar është morfologjik dhe prandaj më pak i vështirëson nxënësit kur shkruajnë, mendon profesoresha Aleksova.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..
Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime..
Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk..
Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të..