Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KE-ja e dërgon Bullgarinë në Gjykatën e BE-së për shkak të cilësisë së keqe të ajrit

Foto: BGNES

Komisioni Evropian e dërgon Bullgarinë në Gjykatën e Bashkimit Evropian për shkak të cilësisë së keqe të ajrit, bëri të ditur Eurokomisionari për mjedisin, çështjet detare dhe peshkimin Karmenu Vella. Bëhet fjalë për ndotje të ajrit me dyoksid squfuri mbi normën e lejuar në pjesën juglindore të vendit, vuri në dukje Vellu. Ai saktësoi se vendi ynë është i detyruar t’u përgjigjet normave të caktuara që pas aderimit të tij në BE në vitin 2007. Kjo është padia e dytë kundër Bullgarisë para Gjykatës së BE-së për mosrespektimin e standardeve evropiane për cilësinë e ajrit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..

botuar më 25-10-24 7.35.MD

Zheço Stankov: Janë siguruar karburante deri në fund të vitit

Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..

botuar më 25-10-24 5.22.MD

Kabineti propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit të Sigurisë Kombëtare te Administrata Presidenciale

Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi legjislativ, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Propozimi nuk do të rëndojë buxhetin e shtetit,..

botuar më 25-10-24 2.52.MD