Ka një fshat në Rodopet Lindore (në Bullgarinë Jugore), për të cilin banuesitvendas pohojnë se është vendi i populluar me më shumë lejlekë në Bullgari.A është kjo kështu, nuk është e dëshmuar në mënyrë kategorike, porpërfaqësuesit e parë të llojit - Lejlek të bardh (latinisht Ciconia ciconia) janëtanimë aty. Dhe po i përgatisin foletë për brezin e ardhshëm.
Fshati Zvinica, i cili mban emrin e djalit të dytë të sundimtarit bullgar hani Omurtag (814-831), ndodhet në një zonë gjysmë malore dhe prej kohe lëvdohet me popullimin e madh prej lejlekëve. 280 është numri i tyre më i madh, i llogaritur deritani nga ornitologët aty. Në fshat ka 68 fole të lejlekëve, për të cilët bashkia e fshatit dhe njerëzit po tregojnë kujdese. Reporteri Bozhidar Çollakov nga Radiostacioni Rajonal Kërxhali i Radios Kombëtare Bullgare bisedoi me kryetarin e bashkisë Nijazi Veli dhe me banues të fshatit Zvinica.
“Këta janë lejlekët e parë – thotë Nijazi Veli. – Dhe ata na kujtojnë se pranvera po afron. Fillimisht vijnë lejlekët mashkull, që të mund të përgatisin folenë. Në qoftëse duhet e “meremetojnë”. Mezi pas kësaj mbërrijnë lejlekët femër. Lejlekët e çelur vitin e kaluar vijnë në folenë në të cilën janë rritur. Por, kur ajo është e zënë, gjejnë ndonjë vend tjetër për folenë e re. Shikoni sesa shumë fole ka. Më kujtohet se kur isha nxënës përpara rreth 50 vjetëve, kishte një vidh dhe në të kishte vetëm një fole. Me kalimin e kohës popullata e lejlekëve u shtua. Në fakt ata preferojnë rajone si yni - me tokë pjellore, me pellgje uji, kurse ne këtu përreth kemi shumë të tilla. Në rajone të ngjashme për ta ka ushqim. Është interesante se në fshatrat e tjera përreth ka shumë më pak lejlekë”.
Njerëzit në Zvinica i pranojnë lejlekët si simbol i kësmetit dhe i bereqetit. Pohojnë dhe se lejlekët e ruajnë fshatin nga fatkeqësitë natyrore dhe kataklizmi. I duan dhe u gëzohen. Dhe çdo një prej tyre pret “lejlekun e vet”-ai i cili bën fole në afërsi të shtëpisë së tij. “Shpendët e kuptojnë këtë dashuri dhe na kthehen në po këtë mënyrë” – sqaron kryetari i bashkisë Nijazi Veli.
“Ja, ata jetojnë në afërsi me njerëzit. Shikojnë se qëndrimi ynë ndaj tyre është human dhe na besojnë. Pothuajse çdo vit rastis të gjejmë një lejlek të vogël të rënë. Atëherë i telefonojmë federatës mbrojtëse të natyrës “Ballkani të Gjelbër” dhe me ndihmën e Inspektimit Shëndetësor Regjional në qytetin Haskovo transportohet deri në Qendrën për Kafshë të Egra në qytetin Stara Zagora, në të cilën marrin përsipër kujdesin për të. Kishim përpara disa vjetëve një lejlek i cili gjatë gjithë verës qëndroi në oborrin tonë. Ai qe me një krahë të thyer. Por, kur të tjerët fluturuan, ai filloj të bëhet i shqetësuar dhe një ditë, duket se kishin harruar portën e hapur, kishte ikur. E gjetëm jashtë fshatit. Për të u kujdesën nga “Ballkanii Gjelbër”.
Në çdo një shtyllë elektrike në fshatin Zvinica ka një fole të lejlekëve. Gjatë vitit të kaluar kryetari i bashkisë, bashkë me shoqatën e shpërndarjes së energjisë elektrike kanë ndërtuar platforma, që të mund lejlekët të bëjnë fole stabile.
“Ne gëzohemi kur i shikojmë” – thotë Hatixheja nga fshati Zvinica. Ata na sjellin fat të bardhë. Në fshat nuk bie breshër. Ata na ruajnë nga fatkeqësitë natyrore”.
Kështu do të bashkëjetojnë deri në mesin e muajit gusht ose deri në fund të gushtit lejlekët dhe njerëzit. Kjo është periudha kur shpendët e bukur do të mblidhen në fushë në afërsi të fshatit dhe do të marrin përsëri rrugën e gjatë drejt vendeve më të ngrohta, kurse banuesit e fshatit Zvinica do t’i presin edhe gjatë pranverës së ardhshme.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Bozhidar Çollakov
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..