Pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari më 13 maj imponimi, ose anulimi i masave kundërepidemike do të varet nga të dhënat statistikore për infeksionin e koronavirusit. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për BNR-në Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev.
Sipas tij pas datës 13 korrik, dy muaj pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari, duhet të mbetet në fuqi ndalesa e përkohshme për hyrjen në territorin e Bullgarisë të shtetasve të vendeve të treta, si dhe të shtetasve të vendeve të Bashkimit Evropian, ku ka përhapje të madhe të Covid-19. Sipas fjalëve të Ministrit të Shëndetësisë duhet të mbetet edhe ndalesa për lëvizje në territorin e Bullgarisë atje ku ka vatra epidemike, si dhe karantina 14 ditore për të gjithë që hyjnë në Bullgari.
Kirill Ananiev vuri në dukje se do të mbetet kufizimi i përkohshëm i vizitave të institucioneve kulturore, si teatro dhe opera.
Javën tjetër do të shqyrtohet plani i Ministrit të Kulturës për rifillimin gradual të aktiviteteve në hapësirat e mbyllura.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të..
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për..