Pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari më 13 maj imponimi, ose anulimi i masave kundërepidemike do të varet nga të dhënat statistikore për infeksionin e koronavirusit. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për BNR-në Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev.
Sipas tij pas datës 13 korrik, dy muaj pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari, duhet të mbetet në fuqi ndalesa e përkohshme për hyrjen në territorin e Bullgarisë të shtetasve të vendeve të treta, si dhe të shtetasve të vendeve të Bashkimit Evropian, ku ka përhapje të madhe të Covid-19. Sipas fjalëve të Ministrit të Shëndetësisë duhet të mbetet edhe ndalesa për lëvizje në territorin e Bullgarisë atje ku ka vatra epidemike, si dhe karantina 14 ditore për të gjithë që hyjnë në Bullgari.
Kirill Ananiev vuri në dukje se do të mbetet kufizimi i përkohshëm i vizitave të institucioneve kulturore, si teatro dhe opera.
Javën tjetër do të shqyrtohet plani i Ministrit të Kulturës për rifillimin gradual të aktiviteteve në hapësirat e mbyllura.Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do të kemi mot me mjegull. Në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe në rajonin Rilla-Rodope, do të..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel. Ministrat diskutuan angazhimet e BE-së ndaj sigurisë së Ukrainës dhe vazhdimin e mbështetjes..
Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një projekt pilot që shënon fillimin e një faze të re në menaxhimin e ujërave në Bullgari. Një projekt që..
Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një..
Bashkëpunimi midis shkencëtarëve bullgarë dhe kinezë u diskutua sot, 24 nëntor, në Sofje në një forum nga përfaqësues të Akademisë Bullgare të Shkencave,..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth..