Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vdiq këngëtarja e madhe e këngëve të malit të Rodopeve Hristina Ljutova

Hristina Ljutova
Foto: Facebook/ Христина Лютова

Këtë njoftoi vajza e saj : ”Sot në mëngjes (12 maj) pushoi së rrahuri zemra e nënës sime...12 ditë përpara se të mbushë moshën hijerëndë 80 vjeç”

Hristina Ljutova ka lindur më 24 maj 1940 në qytetin Smoljan. Si nxënëse me shumë sukses ka kënduar këngë moderne për atë kohë, kurse vendimi të merret në mënyrë profesionale me muzikë popullore ka ardhur mjaft më vonë. Gjatë vitit 1962 ajo hyri në Ansamblin “Rodopa” në qytetin e saj të lindjes dhe në këtë mënyrë kënga e malit të Rodopeve u bë fati i saj dhe frymëzimi i saj.

30 vjet Hristina Ljutova ishte mes solisteve të ansamblit të qytetit Smoljan, por kjo fare nuk është kontributi i saj i madh në rikrijimin skenik të folklorit të krahinës së saj malore. Prej burimeve të ndryshme, kryesisht prej më të moshuarve, ajo ka mbledhur dhe ka ruajtur mbi 400 këngë të paçmuara. Një pjesë prej tyre ndodhen në Fondin e Radios Kombëtare Bullgare. Zëri i saj i bukur, i plotë dhe tepër i pasur (alt) ka tingëlluar në Francë, Kubë, Holandë, Rusi, Greqi, Kore, Gjermani, Hungari dhe vende të tjera, ku ka qenë për vizitë si këngëtare e  korit popullor “Zërat e mëdhenj bullgarë” me dirigjent Zdravko Mihajllov. Adhurues të shumtë mblodhi dhe trioja “Rodopeja” ku ajo këndonte bashkë me vajzën e saj Marijana Pavllova.

Gjatë viteve të fundit këngëtarja e njohur jetonte tek vajza e saj në Londër. Për shëndetin e saj janë kujdesur mjekë të mirë, tregon Marjana, kurse për Hristina Ljutova thotë se ka ruajtur mençurinë dhe forcën e shpirtit të saj.

Përkulemi para saj!




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Engjëjt mes nesh" mbledh këngë të panjohura të këngëtares Vanja Kostova

Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...

botuar më 25-01-23 8.10.PD

Eksperimentuesit Kazuhisa Uchihashi dhe Frank Gratkowski hapin Festivalin Sofia Free Jazz

Legjendat e muzikës eksperimentale dhe të xhazit jokonvencional Frank Gratkowski (Gjermani) dhe Kazuhisa Uchihashi (Japoni) do të hapin Sofia Free Jazz në Sofje më 23 janar (e enjte) - seria e re e festivalit të radios "Alarma Punk Jazz" të Radios..

botuar më 25-01-23 6.10.PD

“Magjia” një këngë për marrëdhëniet romantike tashmë të harruara

Ju ofrojmë një dozë magjie me këngën më të re të interpretueses Kristina Dimitrova-Manasieva, ose e njohur më mirë si KristinSax. Përveçse këndon ajo i bie saksofonit dhe flautit. Veçse interpretuese e këngës së saj të re “Magjia”, KristinSax është..

botuar më 25-01-22 1.35.MD