Mënyra e drejtë dhe e sigurt e përdorimit të medieve është një pjesë prej njohurive dhe aftësive digjitale, për të cilat ka nevojë çdo njeri në mënyrë që të jetë mjaft kritik ndaj informacionit dhe të mos bëhet pjesë e zinxhirit të përhapjes së lajmeve të rreme apo gjuhës së urrejtjes.
Të rinjtë e grupmoshës 15-19 vjeç prezantuan idetë e tyre për përdorim të sigurt të internetit në kuadrin e hekatonit për adoleshentë – “Zgjidhje digjitale për njohuritë mediatike: E drejta ime e mendimit”. Me forma të ndryshme të multimedias – faqe interneti, lojëra online, aplikacione mobile, podkaste dhe video, të rinjtë propozuan zgjidhje të problemeve të identifikuara nga vetë ata. „Morëm një propozim për krijimin e një ueb-faqeje me informacion për adoleshentët për këtë se si mund të mbrohen në hapësirën e internetit – si të mbrojnë të dhënat e tyre personale për të mos u bërë viktima të pedofilëve apo trafikantëve. Kishte propozime për trajnime apo inovacione teknologjike në përkrahje të të rinjve, të cilat do t’i ndihmojnë ata të dallojnë lajmet e rreme nga informacioni i vërtetë. Kishte thirrje për popullarizim me anë të podkasteve dhe videove të problemeve që janë me interes për ta. Ishte prekur dhe çështja për abuzimin në internet. Ai ka lidhje me mungesën e komunikimit dhe aftësive sociale dhe emocionale, pasoja e drejtpërdrejtë prej të cilave është dhuna”.
Pavarësisht nga aftësitë e pjesëmarrësve, ata kanë nevojë për ndihmë për të zbatuar projektet e tyre – kanë nevojë për mendorë, ekspertë, resurs teknologjik apo përkrahje financiare.
A është e vështirë të grumbullohen këto njohuri mediatike në botën digjitale?
„Po, është shumë e vështirë, sepse ato duhet të zhvillohen që nga mosha sa më e re – komentoi Ivajllo Spasov nga UNICEF-Bullgaria. “Kjo nuk duhet të bëhet detyrimisht në shkollë në formën e lëndës së veçantë, por mund të fitohen në mënyra të ndryshme me ndihmën e familjes, mësuesve dhe fëmijëve të tjerë. Njohuritë mediatike ndikojnë të gjitha zgjedhjet e bëra nga njeriu, të lidhura me sjelljen online, me sjelljen e tij ndaj të tjerëve, me llojin e informacionit, të cilin përdor dhe ndan me të tjerët. Në këtë rast flasim për formimin e prirjeve, për “menaxhimin” e pritjeve dhe madje për luftëra hibride”.
Ivajllo Spasov alarmoi se Bullgaria është një tokë pjellore për zhvillimin e luftërave hibride – për shkak të nivelit të ulët të mendimit kritik. Kjo pohohet dhe nga statistikat e ndryshme, të cilat tregojnë se jemi në një nga vendet e para në Evropë për nga përhapja dhe cilësia e aksesit në internet dhe në pajisjet digjitale, por nga ana tjetër njohuritë e lidhura me mediet janë të pakta në krahasim me ato në shtetet e tjera në Kontinentin e Vjetër. Ky kombinim i rrezikshëm është premisë për manipulim të lehtë të grupeve të mëdha njerëzish sa u përket problemeve të ndryshme. Investimi sistematik në rritjen e njohurive të shoqërisë në fushën e medieve do të ndryshojë këtë tendencë negative, sepse fëmijët ndërtojnë identitetin e tyre në bazë të kësaj të cilën e lexojnë në rrjetet sociale.
Tepër përgjegjës është dhe roli i prindërve në procesin e grumbullimit të njohurive mediatike.
“Është me rëndësi të madhe që në mënyrë miqësore dhe përfshirëse të njihen me mjedisin online të fëmijëve të tyre. Jo duke përdorur kontroll apo ndalime, por duke folur, duke ndarë interesa të përbashkëta, duke treguar kuriozitet për gjërat, për të cilat fëmijët e tyre interesohen”, këshillon Ivajllo Spasov nga UNICEF-Bullgaria. “Pastaj vjen koha për njohuritë dhe aftësitë që grumbullohen në shkollë dhe në rrethin e miqve”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: Pixabay, BNTMinistria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat. Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..
Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të shënojë fillimin zyrtar të iniciativave të kushtuara "mushkërive" të Tokës. Mbushen 100 vjet nga..
Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në..
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila..