Hayes & Y janë fituesit në konkursin “Pranvera 2020” të Radios Kombëtare Bullgare. Kënga e tyre “Call the Police” fitoi çmimin e madh – pjesëmarrje në festivalin “Eurosonic 2021” në Groningen të Vendeve të Ulëta.
Mbajtësi i çmimit special për debutim është Aleksandër Georgiev (A.L.E.K.S), autor dhe interpretues i këngës “Paradise with you”. Çmimin e parë të jurisë e fitoi kënga “Phoenix” të grupit “Casual Threesome”, atë të dytë – kënga “Call the Police” të Hayes & Y, ndërsa çmimi i dëgjuesve iu dorëzua Margarita Hranovës për këngën “Vetëm me dashurinë”.
Koncerti tradicional i finalistëve dhe dorëzimi i çmimeve do të mbahet më vonë këtë vit.
Këngët-finaliste dhe fituesit e konkursit “Pranvera 2020” për këngë të re pop dhe rok të BNR-së mund t’i dëgjoni KËTU.Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..
Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..
Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të..
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – kështu titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi..