Hayes & Y janë fituesit në konkursin “Pranvera 2020” të Radios Kombëtare Bullgare. Kënga e tyre “Call the Police” fitoi çmimin e madh – pjesëmarrje në festivalin “Eurosonic 2021” në Groningen të Vendeve të Ulëta.
Mbajtësi i çmimit special për debutim është Aleksandër Georgiev (A.L.E.K.S), autor dhe interpretues i këngës “Paradise with you”. Çmimin e parë të jurisë e fitoi kënga “Phoenix” të grupit “Casual Threesome”, atë të dytë – kënga “Call the Police” të Hayes & Y, ndërsa çmimi i dëgjuesve iu dorëzua Margarita Hranovës për këngën “Vetëm me dashurinë”.
Koncerti tradicional i finalistëve dhe dorëzimi i çmimeve do të mbahet më vonë këtë vit.
Këngët-finaliste dhe fituesit e konkursit “Pranvera 2020” për këngë të re pop dhe rok të BNR-së mund t’i dëgjoni KËTU.Njëri nga muzikantët më të spikatur në përbërjen e Filarmonisë së Strasburgut është violisti bullgar Boris Tonkov. Një talent i dëshmuar, i cili mbaron Shkollën Kombëtare të Muzikës “Ljubomir Pipkov” në Sofje si nxënës i legjendarit prof. Ognjan Stançev..
Gjithmonë duke ecur me kohën, por duke ruajtur stilin e tij karakteristik, Stenli prezanton këngën e tij më të fundit "Pushteti". Muzika u krijua së bashku me muzikantët e rinj nga Innerglow, Todor Kovaçev shkroi tekstin, Petër Zhelev bëri aranzhimin...
"Fondacijata" (Fondacioni) prej kohësh e tejkaloi statusin e një grupi muzikor. Ai u bë një institucion i dedikuar kauzës së ndërtimit të urave midis së kaluarës dhe së tashmes me këngë bullgare të përjetshme. Doni, Ivan Leçev, Sllavço Nikollov..
Pas vitesh të tëra në skenë në Bullgari dhe në mbarë botën, Zornica Petrova prezanton këngën e saj të parë origjinale - "Fluturo". Sipas Zornicës, kënga..
Pas Turneut Kombëtar të Klubeve në fillim të vitit dhe Turneut Botëror pasues me gati 30 koncerte, titanët e rokut B.T.R. po nisin Turneun Kombëtar..
Nga krijimet e të gjithë kompozitorëve bullgarë, muzika e Panço Vlladigerovit është pa dyshim më e interpretuara si në skenën bullgare, ashtu edhe në atë..