Hayes & Y janë fituesit në konkursin “Pranvera 2020” të Radios Kombëtare Bullgare. Kënga e tyre “Call the Police” fitoi çmimin e madh – pjesëmarrje në festivalin “Eurosonic 2021” në Groningen të Vendeve të Ulëta.
Mbajtësi i çmimit special për debutim është Aleksandër Georgiev (A.L.E.K.S), autor dhe interpretues i këngës “Paradise with you”. Çmimin e parë të jurisë e fitoi kënga “Phoenix” të grupit “Casual Threesome”, atë të dytë – kënga “Call the Police” të Hayes & Y, ndërsa çmimi i dëgjuesve iu dorëzua Margarita Hranovës për këngën “Vetëm me dashurinë”.
Koncerti tradicional i finalistëve dhe dorëzimi i çmimeve do të mbahet më vonë këtë vit.
Këngët-finaliste dhe fituesit e konkursit “Pranvera 2020” për këngë të re pop dhe rok të BNR-së mund t’i dëgjoni KËTU."Fondacijata" (Fondacioni) prej kohësh e tejkaloi statusin e një grupi muzikor. Ai u bë një institucion i dedikuar kauzës së ndërtimit të urave midis së kaluarës dhe së tashmes me këngë bullgare të përjetshme. Doni, Ivan Leçev, Sllavço Nikollov..
Në fillim të viteve ’70 të shekullit XX, Bullgaria këndonte tre këngë që vazhdojnë të jenë shumë të dashura edhe në ditët e sotme. Në vitin 1970, “Një trëndafil bullgar” nga kompozitori Dimitër Vëllçev, në interpretimin e papërsëritshëm të Pasha..
"Kujtimi" është titulli i këngës më të fundit të Grupit “Ostava”, e cila na çon te albumi i ardhshëm i grupit. Përderisa kënga e tyre e mëparshme "Fajtori" ishte e mbushur me emocione të thella dhe probleme të përjetshme, "Kujtimi" kombinon një..
Nga 27 deri më 29 qershor, Pllaja Devetashko dhe fshatrat e rajonit janë shndërruar në skenën e festivalit "Xhazi nën Yje". Edicioni i..