Pas takimit të partnerëve nga koalicioni në pushtet “GERB – Patriotët e Bashkuar” Kryeministri Bojko Borisov shpalli ndryshimet në qeveri.
Ministri i Punëve të Brendshme Mlladen Marinov do të zëvendësohet nga Hristo Terzisjki, i cili është oficer i karrierës në polici. Marinov është një oficer i jashtëzakonshëm, por në politikë ka gabime, të cilat ndëshkohen, u argumentua Kryeministri. Borisov tha se nuk miraton veprimet e policisë kundër protestuesve, sidomos në plazhin në Rosenec.
Ministri i deritanishëm i Shëndetësisë Kirill Ananiev bëhet Ministër i Financave, në vendin e Vlladisllav Goranovit. Ai është pushuar nga posti për shkak të kontrollit të ulët mbi Komisionin për Lojërat e Fatit, tha Borisov.
Zëvendësministri i deritanishëm i Ekonomisë Llëçezar Borisov do ta marrë postin e Ministrit të Ekonomisë nga Emill Karanikollov. Kryeministri shprehu pakënaqësinë e vet për shpërblimet e dhëna në Ministrinë e Ekonomisë.
Kostadin Angellov, i cili është shef i spitalit “Aleksandrovska” në Sofje, bëhet Ministër i Shëndetësisë.
Zëvendëskryeministrja Marijana Nikollova bëhet Ministre e Turizmit në vend të Nikolina Angellkovës.
Kryeministri deklaroi se pas skadimit të mandatit të qeverisë do të fillojë ta forcojë partinë GERB, sepse brenda ka gabime dhe kontroll të ulët. Ditën e hënë (më 27 korrik) do të shpallen masat në përkrahje të të dëmtuarve nga Covid-19.
Zëvendëskryeministri Krasimir Karakaçanov saktësoi se me këmbëngulje të Patriotëve të Bashkuar do të ketë një renditje të re të prioriteteve kombëtare, për zbatimin e të cilave po këmbëngul koalicioni i vogël. Ndër to janë kujdesi për njerëzit e moshuar, komunitetet bullgare jashtë shtetit dhe problemi demografik.Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Moldavisë të mbajtura më 28 shtator 2025 shënuan një fitore vendimtare për partinë në pushtet – Partia e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS). Rezultati u interpretua nga shumëkush si një konfirmim i kursit pro-evropian..
Sanksionet amerikane ndaj kompanisë serbe të naftës hyjnë në fuqi Që nga 9 tetori, kanë hyrë në fuqi sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj kompanisë serbe të naftës NIS – "Industria e Naftës së Serbisë", raportoi Radio Televizioni i..
Detyra më e rëndësishme është të gjejmë një zgjidhje për luftën në kontinentin tonë përmes diplomacisë dhe është e domosdoshme të vendosim paqe të qëndrueshme. Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në kryeqytetin estonez Talin, ku mori pjesë në një..
Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Moldavisë të mbajtura më 28 shtator 2025 shënuan një fitore vendimtare për partinë në pushtet – Partia e Veprimit..