Pas takimit të partnerëve nga koalicioni në pushtet “GERB – Patriotët e Bashkuar” Kryeministri Bojko Borisov shpalli ndryshimet në qeveri.
Ministri i Punëve të Brendshme Mlladen Marinov do të zëvendësohet nga Hristo Terzisjki, i cili është oficer i karrierës në polici. Marinov është një oficer i jashtëzakonshëm, por në politikë ka gabime, të cilat ndëshkohen, u argumentua Kryeministri. Borisov tha se nuk miraton veprimet e policisë kundër protestuesve, sidomos në plazhin në Rosenec.
Ministri i deritanishëm i Shëndetësisë Kirill Ananiev bëhet Ministër i Financave, në vendin e Vlladisllav Goranovit. Ai është pushuar nga posti për shkak të kontrollit të ulët mbi Komisionin për Lojërat e Fatit, tha Borisov.
Zëvendësministri i deritanishëm i Ekonomisë Llëçezar Borisov do ta marrë postin e Ministrit të Ekonomisë nga Emill Karanikollov. Kryeministri shprehu pakënaqësinë e vet për shpërblimet e dhëna në Ministrinë e Ekonomisë.
Kostadin Angellov, i cili është shef i spitalit “Aleksandrovska” në Sofje, bëhet Ministër i Shëndetësisë.
Zëvendëskryeministrja Marijana Nikollova bëhet Ministre e Turizmit në vend të Nikolina Angellkovës.
Kryeministri deklaroi se pas skadimit të mandatit të qeverisë do të fillojë ta forcojë partinë GERB, sepse brenda ka gabime dhe kontroll të ulët. Ditën e hënë (më 27 korrik) do të shpallen masat në përkrahje të të dëmtuarve nga Covid-19.
Zëvendëskryeministri Krasimir Karakaçanov saktësoi se me këmbëngulje të Patriotëve të Bashkuar do të ketë një renditje të re të prioriteteve kombëtare, për zbatimin e të cilave po këmbëngul koalicioni i vogël. Ndër to janë kujdesi për njerëzit e moshuar, komunitetet bullgare jashtë shtetit dhe problemi demografik.Si një vend në formatin e Koalicionit të Gatishmërisë, Bullgaria do t'i përmbahet vendimit të Asamblesë Kombëtare dhe nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë, njoftoi mbrëmë vonë kryeministri Rosen Zheljazkov . Në një takim të përbashkët informues me..
Sesioni vjeshtor i Asamblesë së 51-të Popullore u hap me himnet e Republikës së Bullgarisë dhe të Bashkimit Evropian, pas të cilave kryetarja e parlamentit Natalija Kisellova u bëri thirrje deputetëve të kuptojnë përgjegjësinë që mbajnë ndaj..
Bullgaria kontribuon në mbrojtjen e Ukrainës dhe sigurinë e përbashkët të Bashkimit Evropian përmes armëve që prodhon dhe me vendimin për të marrë pjesë në mekanizmin financiar SAFE, përmes të cilit duhet të forcohet industria evropiane e mbrojtjes...