Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestuesit në Bullgari nuk duan restart të shtetit me politikanë të komprometuar

4
Foto: Darina Grigorova

Fillimi i stinës politike të vjeshtës në Bullgari u vu më 2 shtator me një mbledhje të deputetëve nga Legjislatura e 44 e Kuvendit Popullor, një pakënaqësi të fortë publike dhe një prani të shtuar të policisë. Protestuesit kundra drejtimit të vendit dhe të cilët këmbëngulin për dorëheqjen e kryeministrit dhe të prokurorit të përgjithshëm, organizuan një veprimtari në shkallë të gjerë, të quajtur Kryengritje të madhe popullore. U arrit deri në një shkallëzim të tensionit, nuk mungonin dhe përleshje, të plagosur dhe të arrestuar.


Njerëzit në shesh, në të ashtuquajturin Trekëndësh të pushtetit në kryeqytet, qenë nga të gjitha moshat, kurse ajo e cila i shpuri aty qe dëshira për ndryshimin e statukuosë në drejtimin e vendit. Ja se çfarë thanë pjesëmarrësit në protestat përpara Radio Bullgarisë:

Sipas Deja Jordanovës, njerëzit janë të shtypur e të mërzitur nga drejtimi jo kompetent, korrupsioni dhe “nuse pashkët me diploma të trilluara” në pushtet.

“Kam një nevojë për ndryshim - vë në dukje Deja Jordanova. Mendoj se, 56 ditë janë një numër shumë domethënës ditësh, që të mund të kuptojnë se, duhet ta lirojnë vendin për njerëz të tjerë me ide të reja. Nuk mund të mos të ketë alternativë të një drejtimi kaq të paarsimuar, kaq të korruptuar, dhe kaq arrogant. Në qoftë se ne ulim kokë, se nuk ka një alternativë tjetër - kjo do të thotë se e kemi dorëzuar veten. Ne nuk mund të përkulemi përpara një formulimi të tillë. Duhet të ketë diçka më të mirë, të cilën populli bullgar të mund ta nxjerrë.

Protestuesit janë kategorik se, pushteti është i diskredituar përfundimisht, si në plan kombëtar, ashtu dhe në një plan ndërkombëtar.

“Ky drejtim përfundoi - shënon zoti Marçev. Nuk mund të gënjejnë të gjithë kombin me ide për një kushtetutë të re dhe një rinisje. Këta njerëz nuk mund t’i japin asgjë më tepër këtij vendi. Qëllimi i tyre i vetëm është që të mbeten në pushtet. Sovrani është ky, i cili duhet të thotë se çfarë të bëhet, dhe jo ata! Ata duhet të na shërbejnë, dhe jo ne atyre. Ne nuk jemi skllevërit e tyre”.


“Ne nuk duam që ata të shkruajnë kushtetutën - është kategorik Metodi Hristov. Ata e kanë luajtur rolin e tyre. E rrëmbyen shtetin, e shitën”.

Pranë tij, një zotëri i moshuar, inxhinieri Rajçinov, po kështu inatoset, për shkak të prodhimeve të sakatuara dhe të prishura në vend, të cilët, sipas fjalëve të tij, më parë e kanë renditur Bullgarinë në një vend  shumë më prestigjioz në një plan ekonomik.

“Unë jam një inxhinier mekanik, jam doktor i shkencave dhe më dhemb shumë kur shikoj sesi çdo gjë është shkatërruar - thotë inxhinieri Rajçinov para Radio Bullgarisë. Unë kam punuar në uzinë, të krijuar nga mbreti Ferdinand(princ i Bullgarisë në periudhën 1887-1908), e cila tani është shkatërruar. Për 30 vjet shikova sesi çdo gjë shkatërrohet, më në veçanti tani gjatë 10 vjetëve të fundit, kur mafia bëri shtet. Sot jam këtu sepse ka ardhur koha që kjo mafie të ikë, bashkë me qeverinë”.

Sillvija Serafimova, jeton në Finlandë dhe është filozofe për nga arsimi. Ajo e cila e sjell në protestën në Sofje është dëshira e saj për të jetuar në një shtet juridik të sundimit të ligjit: 

“Bën përshtypje se, ky madje nuk është një teatër i absurditetit, por një skeç i absurditetit - nënvizon Sillvija Serafimova. Në teatër ka aktorë të talentuar të cilët i janë përkushtuar asaj të cilën e bëjnë, kurse këtu shikojmë  se çdo gjë është kthyer në një farsë. Shpresoj që me të vërtetë të kemi një të ardhme më të mirë për ne, për fëmijët tanë, për të afërmit.”

E pyetur se çfarë alternative shikon pas një dorëheqjeje eventuale të qeverisë së tanishme, ajo përgjigjet:

“Gjatë çdo një ndryshimi alternativat pak nga pak kristalizojnë. Në qoftë se njeriu lufton të mbrojë dhe të mbështesë vlerat dhe parimet e tij qytetare, një alternativë gjithmonë ka.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Darina Grigorova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD