Lëvizja kombëtare “Rusofilët” zhvilloi një mbledhje të përbashkët, në të cilën u miratua një strategji e re deri në vitin 2024, transmetoi TASS. Përveç krijimit të një organizate ndërkombëtare rusofile rusofilët bullgarë janë duke shqyrtuar edhe krijimin e një projekti partiak-politik.
Nikollaj Malinov u rizgjodh kryetar. Sipas fjalëve të tij vitin e kaluar janë arrestuar 16 aktivistë të tyre. Prokuroria ka kontrolluar të gjitha 240 strukturat e tyre, të cilat bashkojnë 35 000 anëtarë.
Rusofilizmi kulturor nuk mund të jetë as i majtë, as i djathtë, as liberal. Prandaj sipas studimeve të ndryshme sociologjike rreth 80% prej bullgarëve deklarojnë se janë rusofilë, thotë Malinov.
Duke i komentuar protestat antiqeveritare me kërkesa për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev, lideri vuri në dukje se anëtarët e tyre nuk dalin në rrugë dhe nuk marrin pjesë në aksione të tilla. Mirëpo, pikërisht Prokuroria, e cila gjatë muajit korrik hyri në Administratën e Presidentit për të bërë bastisje, është shkaku për protestat në masë.
Sipas Malinovit populli ka parë se gjatë demokracisë nuk ka marrë liri, por e ka humbur, transmetoi BGNES.74% e rumunëve pajtohen me shërbimin ushtarak vullnetar Afro 3/4 e rumunëve, ose 74.2%, janë dakord me vendosjen e shërbimit ushtarak vullnetar. Këtë e tregon një sondazh i agjencisë sociologjike INSCOP nga fillimi i shtatorit, i kryer me..
Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov dha një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ku deklaroi: "Mesazhi im për qytetarët shqiptarë është se Bullgaria dhe populli bullgar janë një aleat dhe mik i besueshëm për ju." Ne jemi të gatshëm të..
Një rrugë e re për Bashkimin Evropian u përvijua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj vjetor për gjendjen e Bashkimit para eurodeputetëve në Strasburg disa ditë më parë. Shkurt, baza e kësaj rruge të re..
74% e rumunëve pajtohen me shërbimin ushtarak vullnetar Afro 3/4 e rumunëve, ose 74.2%, janë dakord me vendosjen e shërbimit ushtarak vullnetar...