Në detin afër Burgasit u zbulua një pjesë prej thesarit më të madh prej qelqi të zhytur në pjesën bullgare të Detit të Zi, transmetoi BTA. Ndër zbulimet në fundin detar në gjirin “Çengene Skele” afër kepit Çiroza ka dhjetëra pjesëza prej enësh prej qelqi me cilësi të jashtëzakonshme. Më shumë janë gotët e verës.
Arkeologët supozojnë se ato janë prodhuar në shekullin e 17, ndoshta në Itali. Sipas hipotezës së punës thesari prej qelqi ka udhëtuar me një anije, e cila është ndeshur me një shkëmb nënujor dhe është zhytur. Studiuesit mendojnë se në qoftë se studimet nën ujë po vazhdojnë mund të lokalizohet dhe vetë anija, me akoma mallra. Dihet se që prej vitesh palombarët kanë zbuluar në këtë rajon artefakte të ndryshme.
Studimet janë bërë me përkrahjen e Bashkisë së Burgasit.Kisha "Lindja e Krishtit" është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari...
Komuniteti bullgar në Kosovë është pak i njohur për opinionin publik në vendin tonë sot. Dritë mbi proceset historike që kanë ndikuar në këtë diasporë bullgare hedh botimi më i fundit i zgjeruar i librit "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe..
Tokat tona janë djep i qytetërimeve të lashta. Falë arkeologëve bullgarë, ato po bëhen të njohura për një auditor më të gjerë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë prezantimit në Sofje të statujës së restauruar të një burri nga qyteti antik..
Më 19 tetor nderojmë kujtimin e mbrojtësit qiellor të Bullgarisë – Shën Joan Rillski, Çudibërësi. Ai është themeluesi i Manastirit të Shenjtë të Rillës –..