Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve “Katër Putra” hapi një peticion në internet, me të cilin i bën thirrje Komisionit Evropian të ushtrojë presion mbi autoritetet bullgare për shkak të kushteve të këqija në zooparqet dhe mosrespektimit të kërkesave për licencimin e tyre. Shkaku konkret është skandali me dy luanët e vegjël - Kosara dhe Simba, të lindur prej një vëllai dhe motre në parkun zoologjik në qytetin Bllagoevgrad. Luanët e vegjël janë në një gjendje mjaft të rëndë dhe janë të strehuar përkohësisht në parkun zoologjik në qytetin Varna.
Nga 19 parqet e licencuara zoologjike në Bullgari, pjesa më e madhe nga të cilat janë bashkiake, vetëm 2 u përgjigjen standardeve ndërkombëtare, pohojnë nga “Katër putrat”, njoftoi korrespondentja jonë në qytetin Bllagoevgrad Keti Trençeva.
Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..
Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..
Në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”. Ky edicion i..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër..