Në një konferencë për shtyp në Sofje me homologun e saj maqedonas Bujar Osmani Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva tha se Bullgaria gjithmonë e ka përkrahur sovranitetin e Maqedonisë së Veriut. Kurrë nuk kemi pasur pretenca territoriale dhe nuk e kemi hedhur poshtë të drejtën e vetëidentifikimit të fqinjëve tanë. Tani është e domosdoshme dhe nga ana e Maqedonisë së Veriut të njohë disa realitete historike, transmetoi BGNES.
Bullgaria nuk dëshiron diçka më shumë se sa zbatimi i klauzolave të Traktatit të Fqinjësisë së Mirë. E tillë është edhe klauzola për gjuhën në Traktatin e nënshkruar dhe ne insistojmë që ajo të përfshihet në të gjitha dokumentet dypalëshe. Nuk kemi pretenca të reja. Apeloj dhe shpresoj se nuk do të krijohen probleme atje ku nuk i ka, tha gjithashtu Zaharieva.“Bullgaria shpreh solidaritet të fortë me Lituaninë pasi Rusia shkeli përsëri hapësirën ajrore evropiane, që është një shembull i qartë i një shkeljeje të qëllimshme të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të aleatëve dhe partnerëve..
“Industria bullgare e mbrojtjes, e cila ka provuar cilësinë e saj dhe ka marrë njohje ndërkombëtare, ofron mundësi të shkëlqyera për krijimin e partneriteteve të suksesshme dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Vietnamin në fushën e..
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari, u prit me një ceremoni solemne nga presidenti Rumen Radev dhe bashkëshortja e tij Desisllava Radeva në Sheshin “Shën Aleksandër..