Në një konferencë për shtyp në Sofje me homologun e saj maqedonas Bujar Osmani Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva tha se Bullgaria gjithmonë e ka përkrahur sovranitetin e Maqedonisë së Veriut. Kurrë nuk kemi pasur pretenca territoriale dhe nuk e kemi hedhur poshtë të drejtën e vetëidentifikimit të fqinjëve tanë. Tani është e domosdoshme dhe nga ana e Maqedonisë së Veriut të njohë disa realitete historike, transmetoi BGNES.
Bullgaria nuk dëshiron diçka më shumë se sa zbatimi i klauzolave të Traktatit të Fqinjësisë së Mirë. E tillë është edhe klauzola për gjuhën në Traktatin e nënshkruar dhe ne insistojmë që ajo të përfshihet në të gjitha dokumentet dypalëshe. Nuk kemi pretenca të reja. Apeloj dhe shpresoj se nuk do të krijohen probleme atje ku nuk i ka, tha gjithashtu Zaharieva.Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..