Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është e domosdoshme që Maqedonia e Veriut t’i njohë realitetet historike

Foto: BGNES

Në një konferencë për shtyp në Sofje me homologun e saj maqedonas Bujar Osmani Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva tha se Bullgaria gjithmonë e ka përkrahur sovranitetin e Maqedonisë së Veriut. Kurrë nuk kemi pasur pretenca territoriale dhe nuk e kemi hedhur poshtë të drejtën e vetëidentifikimit të fqinjëve tanë. Tani është e domosdoshme dhe nga ana e Maqedonisë së Veriut të njohë disa realitete historike, transmetoi BGNES.

Bullgaria nuk dëshiron diçka më shumë se sa zbatimi i klauzolave të Traktatit të Fqinjësisë së Mirë. E tillë është edhe klauzola për gjuhën në Traktatin e nënshkruar dhe ne insistojmë që ajo të përfshihet në të gjitha dokumentet dypalëshe. Nuk kemi pretenca të reja. Apeloj dhe shpresoj se nuk do të krijohen probleme atje ku nuk i ka, tha gjithashtu Zaharieva.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti i Hungarisë është duke bërë një vizitë dyditore në Bullgari

Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i ftuari vizitoi shtëpinë bullgare të poetit, përkthyes dhe piktor hungarez Llasllo Nagi. Më 20..

botuar më 25-10-20 12.59.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..

botuar më 25-10-17 8.00.MD
Kryeministri i RSM Hristijan Mickoski

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski: Nuk do t'i përfshijmë pa kushte bullgarët në kushtetutë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..

botuar më 25-10-17 2.30.MD