Shtabi Operativ Kombëtar konfirmoi masat anti-epidemike të propozuara dje - lokalet e natës, restorantet dhe qendrat e mëdha tregtare të mbeten të mbyllura deri më 31 janar, fëmijët deri në klasën e 4 të kthehen në shkollë më 4 janar, si dhe këta në çerdhet dhe kopshtet, kurse që nga fillimi i Vitit të Ri të hapen teatrot, muzetë dhe galeritë me një frekuentim prej 30%.
Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angjellov dhe Ministri i Ekonomisë Llëçezar Borisov sot do të paralajmërojnë përfaqësuesit e dyqaneve ushqimore dhe jo ushqimore të respektojnë masat kundra epidemiologjike. “Në rast të kundërt do të jemi të detyruar të ndalojmë punën e tyre”, deklaroi në brifingun e Ministrisë së Shëndetësisë inspektori shëndetësor shtetëror docenti Angjell Kunçev.
Grupe nga inspektoratet shëndetësore rajonale dhe policia do të ndjekin për respektimin e rekomandimeve dhe gjatë shkeljes së tyre do të pasojë “një mbyllje e shpejtë”, sipas fjalëve të Ministrit të Shëndetësisë profesor Kostadin Angjellov.
Deri në fund të vitit priten dhe imunizimet e para kundra koronavirusit. Në lidhje me këtë drejtuesi i Shtabit Operativ Kombëtar gjenerali Vencisllav Mutafçijski apeloi që të gjithë njerëzit të vaksinohen, kurse mjekët të sqarojnë përpara pacientëve të vet dobinë nga vaksinimi.
“Ministria e Shëndetësisë nuk do të kthehet në një distributore të vaksinave, as që do të zhvillojë fushata në dobi të ndonjërës prej tyre”, deklaroi në radhë të vet profesori Kostadin Angjellov. Ai sqaroi se, mjekët të parët do të marrin informacionin e duhur, që të mund t’i ndihmojnë qytetarët të japin një pëlqim të informuar.
Gjatë kthimit të fëmijëve në shkollë do të aplikohet një qasje e diferencuar, deklaroi Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev.
Ai shtoi se, nxënësit e vegjël janë më pak mbartës të infeksionit. Prindërit të cilët nuk duan akoma që fëmijët e tyre të frekuentojnë shkollën, duhet të paraqesin një kërkesë për vazhdim të mësimit në distancë, tha akoma ministri dhe saktësoi se, deri në këtë moment kanë ardhur rreth 1000 lutje të tilla.
Masa për kompensimin e njerëzve nga bizneset e mbyllura në përmasë të 24 levave/rreth 12 euro/ në ditë do të veprojë deri në fund të vitit, shpalli Ministrja Sociale Denica Caçeva.
Sipas fjalëve të saj, deri në këtë moment punëdhënësit kanë dhënë mbi 4 mijë deklarata-kërkesa për afro 19 500 nëpunës. Masat 60/40 dhe 80/20 për hotelet, restorantet, turizmin dhe transportin do të veprojnë deri më 31 mars.
Ministri i Ekonomisë Llëçezar Borisov deklaroi se, që nga dita e hënë biznesi do të mund të aplikojë për mbështetje sipas masave të përpunuara bashkë me Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave. Në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë masa në ndihmë të “ndërmarrjeve të mëdha dhe të vogla” me qarkullim mbi 500 mijë leva /rreth 256 mijë euro/.
Bullgaria përsëri është në vend të parë për nga vdekshmëria nga koronavirusi në Bashkimin Evropian, kurse për nga sëmundshmëria - në vendin e 14. Gjatë javës së fundit të shëruarit numërojnë 18 907 dhe me ta të shëruarit që nga fillimi i epidemisë bëhen 90 510. Sa i përket shtretërve të zënë në të gjithë vendin të dhënat tregojnë 52% te pacientët pa ndërlikime të rënda dhe 44% tek njerëzit në trajtim intensiv.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..