Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është në vend të parë në BE për nga pagimi suplementar i shërbimeve shëndetësore

Foto: arkiv

Pagimi suplementar i shërbimeve shëndetësore në Bullgar është tri herë më i lartë sesa ai në BE. Këtë e tregojnë të dhënat e një projekti të Strategjisë Shëndetësore Kombëtare 2021-2030, publikuar për debat publik, transmetoi BNT.

Sipas të dhënave gjatë vitit 2019 pagimi suplementar për shëndetin te ne është 46%, ndërsa në BE ai është 15%. Shpenzimet për shëndetësi për frymë të popullsisë me përmasë 1311 euro janë të katërtat më të ulëta në BE. Shpenzimet e përgjithshme për shëndetësi përbëjnë 8.1% prej PBB-së, që është nën vlerën mesatare për BE-në prej 9.8%.

Strategjia e re parashikon rritje të shpenzimeve publike me qëllim pakësimin e pagimeve suplementare të pacientëve, si dhe rritjen e shpenzimeve për profilaksi.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Svetosllav Bençev

Nuk priten tronditje apo rritje çmimesh në tregun e karburanteve

Nuk priten tronditje në tregun e karburanteve në Bullgari, as rritje çmimesh pas sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj kompanive ruse të naftës “Rosneft” dhe “Lukoil”. Këtë e deklaroi për BTA kryetari i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe Gazit,..

botuar më 25-10-24 11.08.PD

Kryeministri thirri ministra dhe drejtues të shërbimeve në një takim për çështjen “Lukoil”

Kryeministri Rosen Zheljazkov thërret në orën 11:00 një mbledhje pas vendimit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj “Rosneft” dhe “Lukoil”. Në takim do t’i paraqiten kryeministrit raporte mbi çështjen nga ministrat e punëve të brendshme, të..

botuar më 25-10-24 9.14.PD

Parashikimi i motit për 24 tetorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë ditës, do të jetë me vranësira dhe do të ketë shi nga perëndimi në lindje. Pas drekës, ato do të..

botuar më 25-10-23 7.40.MD