Kanë për t’u zhvilluar takime dhe bisedime me përfaqësuesit e restoranteve në vendin tonë, tha në qytetin Stara Zagora Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov në lidhje me tensionin në biznesin e restoranteve, njoftoi BTA.
“Që nga fillimi i shkurtit, shkollat do të hapen për nxënësit nga klasa 5 deri në 12, dhe lehtësohen masat në kulturë dhe në sport. Sapo të shohim që shkalla e sëmundshmërisë dhe e vdekshmërisë mbetet e qëndrueshme, atëherë do të flasim për lehtësim në sektorët vijues. Ajo që më bën të lumtur është që në të gjitha bisedat javët e fundit nuk ka komente për spitale të mbipopulluara dhe jetë të humbura për ambulanca të vonuara. Kjo është e kaluara, falë përpjekjeve të të gjithëve”, tha Angellov.
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore dhe si portë për të gjitha mallrat dhe shërbimet që vijnë nga Azia drejt Evropës”, tha presidenti..
Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në korridoret e Kuvendit Popullor kreu i partisë GERB, Bojko Borisov, sipas raportimit të gazetares së..
Bullgaria ka një muaj deri më 21 nëntor për të vendosur se çfarë do të bëjë me rafinerinë Lukoil Neftohim. Kjo u deklarua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në hyrje të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel. Ai e tha këtë në lidhje me sanksionet e..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi..