Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banuesit e fshatit Botevo kanë besim tek Zoti për ringjalljen e fshatit të tyre

Foto: BNR-Vidin

Rreth 50 banues po e mirëmbajnë jetën në Botevo. Në truallin e fshatit Botevo (Bullgari Veriperëndimore) në rrethin e qytetit Vraca, së pari janë vendosur trakët, pas kësaj kanë ardhur romakët, kurse pas Çlirimit banuesit e tij  kanë hapur shkollë me 30 djem dhe 16 vajza. Sot nuk ka fëmijë - banuesi më i ri është në moshën 50 vjeçare, kurse mosha mesatare afron 75 vjeç. Dhe nëse nuk vazhdon të vijë ndonjë i ri, shumë shpejt vetëm kronikat do të rikujtojnë për ekzistencën e fshatit dhe të njerëzve të tij.

Ne jemi të shkëputur nga bota - tregon kryetarja e dikurshme e fshatit Joshka Mihajllova. Që të shkojmë deri tek qendra e bashkisë, duhet të gjejmë ndonjë që të na çojë, sepse autobus nuk ka. Nëse ambulanca nuk vjen - e njëjta gjë. Ne duam shumë pak - të kemi korrent, ujë, mjek. Nuk duam kafe, restorante, kinema - vetëm të mund të jetojmë të qetë. Fshatin e kemi shumë të bukur dhe të zgjuar, shumë njerëz të autoritetshëm kanë dalë që këtu. Kurse për të gjithë banuesit Botevo është Bullgaria - duke mos vajtur as gjëkundi, ky është vendi ynë, çfarë gjëje tjetër mund të duam.”

Qëkurse shpërtheu epidemia e koronavirusit asnjë banues i Botevos nuk është sëmurur. Zëvendëskryetarja e bashkisë Sonja Nenkova e shpjegon këtë fenomen me faktin se njerëzit  jetojnë në një bashkësi të mbyllur. Megjithatë, edhe fshati i saj haset me shumë vështirësi.

“Problemet tona më të mëdha janë me kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike /ÇEZ/ dhe me kompanitë e telekomunikacionit - deklaron ajo. Nganjëherë nuk kemi korrent gjatë gjithë ditës, kurse pa internet gjatë shekullit të 21 duket joreale. Nëse në fshat kishim disa fëmijë, nuk e di sesi do të mund të mësonin online. Kurse sa i përket kompanisë shpërndarëse të energjisë elektrike, problemet vijnë nga rrjeti i paspastruar. Në Botevo dy-tre veta kemi makinë dhe shërbejmë të gjithë fshatin, kur nevojitet. Mjeku tek ne vjen njëherë në javë, kurse bukë na sjellin katër herë. Mundësi për punë nuk ka - vetëm nga bashkia mbi programet për punësim, nëse sigurojnë ndonjë vend pune. Gjithsesi, ky është fshati më i mirë dhe i qetë me pyll, digë, lum. Por, për më tepër me njerëz të zgjuar, inteligjentë dhe të edukuar.”

Në Botevo krenohen me bashkëfshatarët e vet, të cilët kanë arritur suksese në art, mjekësi, në veprimtarinë ushtarake. Mes tyre është 95 vjeçari Sava Conovski, i quajtur klasiku i gjallë i akuarelit bullgar.

“Jam si një shpend shtegtar - gjatë dimrit jam 5 muaj në Sofje në përqafimin e “Ngrohjes Qendrore”, kurse gjatë verës jam shtatë muaj në fshat - thotë piktori. Në Sofje ndihem si një gomar i lidhur në një vend, derisa në fshat është liri. NëBotevo punoj çdo gjë, për shembull kosit lëndinën në oborr. Unë jam fshatar në shpirt dhe e dua shumë fshatin tim të lindjes, e dua fushën me horizontin e saj të largët dhe vijën e ndritshme, e cila e lidh me qiellin, pëlqej natyrën, përpara së cilës përkulem në shenjë nderimi”.

Në Botevo ka lindur dhe Hristo Mermerski, i cili është autor i 13 librave në fushën e ushqimit shërues dhe të shëndetshëm. Djali i tij Jonko Mermerski është profesor në kimi dhe përkthyes në Uashington. Çdo herë kur shkoj në Botevo qaj.


Është shumë gjë e mjerë se nga ky fshat i bukur me shumë zhurmë dhe britma fëmijësh ka mbetur - e thënë në mënyrë tipike për gjuhën tonë të lindjes, një shkretëtirë. Çdo gjë është e pushtuar nga gjelbërimi, sikurse asnjëherë këtu nuk ka pasur jetë. Shpresoj sinqerisht që të paktën Zoti në ndonjë farë mënyre të na ndihmojë që kjo krahinë të ringjallet.”

Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistave të Katja Borisovës dhe Nedka Lillkovës nga BNR-Vidin/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BNR-Vidin




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Martenica - një hit i padiskutueshëm në një dyqan bullgar në Bruksel

Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..

botuar më 25-02-26 7.10.PD
Ivo Mihov

Në Universitetin e Sofjes po punohet për krijimin e një kompjuteri kuantik

Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..

botuar më 25-02-25 11.25.PD

Tre vjet më vonë - për luftën në Ukrainë, paqen dhe të ardhmen

Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..

botuar më 25-02-24 9.00.MD